Flash

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Lapsi.al 12 August 2023
Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Rruga e Kombit, në segmentin Morinë- Kukës është përmbytur nga një një lumë automjetesh mëngjesin e kësaj të shtune. Janë me mijëra qytetarë të Kosovës, por jo vetëm nga ata, që kanë kaluar kufirin nga Kosova për të ardhur në Shqipërisë.

Fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar radhë kilometrike dhe qëndrim për më shumë se 20 apo 30 minuta në afërsi të urës mbi Drin.

Shkak i radhëve të gjata është ngushtimi i rrugës, nga katër në dy korsi, pikërisht në urën e vjetër mbi Drin. Ura e re e nisur katër vite më parë nuk përfundoi as këtë sezon turistik. Qytetarët pohojnë se janë prej afro një ore në pritje. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Kosova për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI