Flash

Berisha flet për zgjedhjet në Kukës/ Basha një mjeran që përdoret nga Rama-Balla

Lapsi.al 14 August 2023
Berisha flet për zgjedhjet në Kukës/ Basha një mjeran

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se po diskuton me aleatët për mënyrën si do marrin pjesë në zgjedhjet e 24 shtatorit, për kryetar bashkie në Kukës, pas arrestimit dhe shkarkimit të Safet Gjicit.

Ndërsa i pyetur nëse e njeh Bashën si kryetar të PD, Berisha tha se “e njeh vetëm si peng të shpifur të Ramës”.

Në 24 shtator do zhvillohen zgjedhjet për në Kukës, a keni një emër dhe si do e zgjidhni, si do të merrnin pjesë në bashkëpunim me PL?

Berisha: Në bashkëpunim me aleatët po diskutohet dhe do vendoset, sapo të vendoset do ta komunikoj.

A e njihni Bashën si kryetar të PD?

Berisha: Lulzim Bashën e njohim si një peng të shpifur të Edi Ramës dhe asgjë më shume. Të tillë e njohin demokratët, të tillë e njeh publiku shqiptar. Nëse ju mendoni se ne pranojmë faktet e kryera nga Rama gabohet çdo njeri. Basha është një mjeran që keqpërdoret sipas rastit nga Rama – Balla dhe që ndonjëherë ja japin me qira edhe Erion Velisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI