Flash

I arrestuar një muaj më parë, ish-kryebashkiaku dërgohet me urgjencë në spitalin e burgut

Lapsi.al 14 August 2023
I arrestuar një muaj më parë, ish-kryebashkiaku dërgohet me

Ish-kreu i bashkisë së Fushë Arrëzit, i cili është arrestuar një muaj më parë, është dërguar mëngjesin e sotëm me urgjencë në spitalin burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.

Fran Tuci ndodhej në ambientet e paraburgimit në burgun e Reçit, kur ka ndjerë komplikacionet e para shëndetësore, dhe është dërguar me pas në ambientet e spitalit.

Fran Tuci u arrestua në 13 Korrik me urdhër të SPAK, nën akuzën e shpërdorimit te detyrës dhe korrupsionit.

Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai e fitoi mandatin me 50.62% të votave.

Ai ka qëndruar për 8 vite në krye të bashkisë së Fushë Arrëzit, deri në zgjedhjet e 14 Majit ku nuk u rikandidua nga socialistët.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonë së ulët. Ndërsa në zonat malore do të ketë ...

07:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI