Flash

Ironi në mediat italiane: Edhe Meloni iku në Shqipëri nga çmimet e shtrenjta

Lapsi.al 14 August 2023
Ironi në mediat italiane: Edhe Meloni iku në Shqipëri nga
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i lejoi vetes një vizitë në Shqipëri gjatë pushimeve të saj puliane në një fermë në Ceglie Messapica, në zonën e Brindisit. E para e qeverisë italiane përfitoi nga afërsia me Shqipërinë për të marrë një traget të linjës për të mbërritur në portin e Vlorës nga Brindisi, ku e priti kryeministri Edi Rama. Kjo vizitë ka marrë vëmendje edhe në mediat italiane, por më së shumti në rrjetet sociale. Vizitën e Melonit e paralajmëroi kryeministri Rama në një intervistë për “Il Foglio” ku foli për harmoninë e veçantë me kryeministren italiane dhe për ftesën që i kishte bërë me rastin e pushimeve të tij në Pulia. “Meloni më tha se do të bënte gjithçka që të ndalonte e të përshëndetej, pasi ajo do të qëndrojë në Pulia”, - tha kryeministri shqiptar. Por mediat italiane e kanë lidhur këtë vizitë të kryeministres së tyre përtej Adriatikut me postimin ironik të pak ditëve më parë të Ramës i cili kishte krahasuar pushtimin e turistëve italianë në Shqipëri me zbarkimet e emigrantëve shqiptarë në vitin 1991. Një bum i lidhur mbi të gjitha me çmimet e shtrenjta në Itali dhe që e ka bërë bregdetin shqiptar shumë më lirë se ai pulian dhe ai italian në përgjithësi. Këtu kanë lindur edhe memet, si ajo që kryeministrja i drejtohet partnerit të saj në plazh: «Njëqind euro për një çadër dhe dy shezllone? Giambru çoje b*thën dhe le të shkojmë në Shqipëri". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shakira sërish një këngë për Pique

Ndarja e Shakirës me Gerard Pique duket se e ka frymëzuar sërish për muzikë të re. Që nga ndarja e tyre, ylli kolumbian ka publikuar hitet ‘Te Felicito’, ‘Mo...

16:58

Mesazhi i zbritjes me helikopter të Tony Blair

Tony Blair është një zyrtar që do të ketë gjithnjë falenderime dhe respekt për atë që ka bërë për kombin tonë gjatë luftës në Kosovë. Por pavarësisht kësaj, për...

16:25

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI