Flash

Kokainë mes ngarkesës me karkaleca nga Ekuadori, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 14 August 2023
Kokainë mes ngarkesës me karkaleca nga Ekuadori, arrestohet

Në kontejner duhet të kishte vetëm një ngarkesë me karkaleca të ngrirë nga Ekuadori. Një dërgesë ushqimore me destinacion Toskanën, por mes grilave të ventilimit kishte edhe 50 kilogramë kokainë shumë të pastër me një vlerë, dikur të hedhur në treg, 35 milionë euro.

Një tjetër maksi-sekuestrim në portin e Livornos, me efektivët e Guardia di Finanza të cilët pasi konstatuan praninë e 45 pakove me drogë, prisnin mbërritjen e marrësit dhe e arrestuan. Bëhet fjalë për një murator 23-vjeçar nga San Miniato, me origjinë shqiptare, i identifikuar si Islam Kurti.

I riu, sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, kishte hyrë në zonën doganore natën mes të premtes së kaluar dhe të shtunës për të marrë kokainën dhe për t’ua dorëzuar atyre që e kishin porositur nga “narcosit” e Amerikës së Jugut dhe tani ndodhet në burgun Don Bosco në Piza, me sekuestrimin dhe arrestimin e organizuar nga prokurori Massimo Mannucci.

Guardia di Finanza hyri në veprim pasi Kurti kishte marrë tashmë drogën dhe nisi udhëtimin e kthimit në provincën e Pizës. Fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për përdorimin e forcës dhe askush nuk është lënduar gjatë operacionit.

Kokaina ishte e paketuar në 45 pako celofani me simbolin e Audit me të shkruar modelin e makinës, RS 6, një makinë sportive prestigjioze e grupit gjerman të automobilave. Siç ndodh shpesh, veshja e pakove ishte gjuha e koduar për të treguar se ishin ato që duheshin marrë.

Të këshilluara

Rrëshqitje toke në Itali, pesë të zhdukur

Stuhia e dhunshme që goditi mbrëmjen e së dielës rajonin Alta Valle di Susa në Italia u pasua nga një lumë i rrëmbyer balte e mbeturinash që mbolli kaos në Bard...

13:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI