Flash

Kryenin ndërtime pa leje në Sarandë dhe Ksamil, procedohen 3 persona

Lapsi.al 14 August 2023
Kryenin ndërtime pa leje në Sarandë dhe Ksamil, procedohen 3

Tre persona janë proceduar penalisht për ndërtime të paligjshme. Dy prej tyre, 22 dhe 39 vjeç u kapën duke kryer punime ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës, ndërsa një  28-vjeçar në Ksamil. Policia thekson se kontrollet për raste të tjera të ndërtimit të paligjshëm po vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Procedohen penalisht 3 shtetasit që ndërtuan pa lejen e organeve kompetente. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë evidentuar 3 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Sarandë, R. B., 22 vjeç, banues në Korçë dhe A. T., 28 vjeç, banues në Ksamil.

Shtetasit A. B. dhe A. T. u kapën teksa kryenin punime ndërtimi, pa leje, në qytetin e Sarandës, ndërsa shtetasi R. B. u kap teksa kryente punime ndërtimi, pa leje, në zonën bregdetare, në Ksamil. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonë së ulët. Ndërsa në zonat malore do të ketë ...

07:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI