Flash

Taksa e pronës/ Përjashtohen hotelet e luksit me 4 dhe 5 yje

Lapsi.al 14 August 2023
Taksa e pronës/ Përjashtohen hotelet e luksit me 4 dhe 5 yje

Qeveria po përgatit taksën e pronës që do të rëndojë në xhepat e qytetarëve për pasuritë e paluajtshme, që kanë në pronësi, por disa janë më të favorizuar se të tjerët përballë ligjit.

Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” përfshin disa kategori, që përjashtohen nga detyrimi për të paguar taksën e pasurisë.

Nëse është e kuptueshme se taksa e pronës nuk do të aplikohet mbi shtëpitë e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike, nuk kuptohet pse i shmangen taksës një shtresë e pasur, siç janë individët apo kompanitë që kanë në pronësi hotele me 4 apo 5 yje.

Ky nuk është rasti i parë kur qeveria kujdeset për më të pasurit. Në ligjin për investitorët strategjikë, klientëve të privilegjuar u ndërtohen nga shteti sistemi i furnizimit me ujë, sistemi elektrik, rrugët etj. Po ashtu, disa vite më parë, Rama u fali dhjetëra miliona euro më të pasurve kur vendosi uljen e tatimit mbi dividentin nga 15% që ishte, në vetëm 8%.

Neni 10 në projektligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”

Përjashtimet

1. Përjashtohen nga taksa e pasurisë, pasuritë e mëposhtme:

a) Pronat shtetërore;

b) Pronat fetare;

c) Ndërtesat e papërfunduara, që në 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor, janë duke u ndërtuar në përputhje dhe brenda afatit të ndërtimit të përcaktuar në lejen e ndërtimit;

ç) Strukturat akomoduese, “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;

d) Njësitë rezidenciale të ndërtesave që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;

dh) Njësitë rezidenciale të ndërtesave në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve, të deklaruara si vendbanim, kur këta të fundit trajtohen me ndihmë ekonomike;

e) Njësitë rezidenciale të ndërtesave, të deklaruara si vendbanim, në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë;

ë) Banesat sociale në pronësinë e pushtetit vendor dhe njësitë e ndërtesave që në bazë të marrëveshjeve me Bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale; dhe

f) Njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore dhe që përdoren vetëm për qëllime jofitimprurëse.

2. Si përjashtim ndaj pikës 1, shkronja “a” e këtij neni, përjashtimi nga taksa e pasurisë nuk zbatohet për:

a) Pronat shtetërore që janë dhënë me qira, enfiteozë ose përmes ndonjë forme tjetër përdorimi, te personat privatë; dhe

b) Parcelat në pronësinë e shtetit, ku janë ndërtuar një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, nga posedues ose pronarë të tjerë të ndryshëm nga pronarët e parcelave.

3. Në rastet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, pasuritë e paluajtshme klasifikohen në kategori të tjera të vlerave dhe pronave, në përputhje me rregullat që përcaktohen në metodologjinë që miraton Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 18, pika 5, të këtij ligji.

Të këshilluara

Mancini zbulon arsyet e largimit nga Italia

Roberto Mancini nuk vonoi të sqaronte gjërat pas lamtumirës së befasishme me kombëtaren italiane. Pak orë pas lajmit të dorëheqjes së tij, ish-trajneri i Italis...

20:49

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI