Flash

Përplaset me bordurën e rrugës, lëndohet rëndë motoristi në Berat

Lapsi.al 15 August 2023
Përplaset me bordurën e rrugës, lëndohet rëndë

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në Berat, ku ka mbetur i plagosur rëndë një motorist. Ngjarja ndodhi në lagjen “Çlirim”.

Një motor që shpërndan pica në qytet është goditur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka rrëshqitur në asfaltin e rrugës për disa metra. Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë motoristi, i cili është transportuar drejt spitalit rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për aksidentit është bërë shpejtësia, prej të cilës drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

Të këshilluara

Rrëshqitje toke në Itali, pesë të zhdukur

Stuhia e dhunshme që goditi mbrëmjen e së dielës rajonin Alta Valle di Susa në Italia u pasua nga një lumë i rrëmbyer balte e mbeturinash që mbolli kaos në Bard...

13:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI