Flash

Berardi akord me Juventus, por Sassuolo e bllokon: kërkon në marrëveshje Iling-Junior

Lapsi.al 15 August 2023
Berardi akord me Juventus, por Sassuolo e bllokon: kërkon në

Juventus dhe Domenico Berardi kanë gjetur tashmë një marrëveshje për transferimin e sulmuesit në Torino. E ngrirë, për të mos thënë e dështuar përfundimisht, çështja Lukaku, Kështu që, bardhezinjtë po kërkojnë një përforcim me peshë për repartin ofensiv dhe e kanë gjetur te kapiteni ekspert i Sassuolo. Max Allegri ka dhënë miratimin e tij për të sjellë 29 vjeçarin te Juventus dhe Giuntoli lëvizi me stafin e lojtarit kalabrez. Mes palëve është vendosur një akord total në bazë të një kontrate katërvjeçare.

Menaxherët e Domenico Berardi, tani, po bëjnë presion mbi klubin jeshilzi për të realizuar marrëveshjen. Lojtari kërkon të detyrojë transferimin, siç e kishte bërë të qartë edhe gjatë prezantimit të ekipit pak kohë më parë. Përjashtimi i tij nga skuadra për ndeshjen e Coppa Italia ishte vetëm e dhëna më e fundit. Megjithatë, tani Juve dhe Sassuolo duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur. Emilianët, me të cilët sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2027, kërkojnë rreth njëzet milionë euro. Zonja e Vjetër dëshiron të ulë ndjeshëm kërkesën për para, duke futur shkëmbime teknike.

Në tavolinë janë emrat e të rinjve Matias Soulé dhe Samuel Iling-Junior. Në Reggio Emilia, megjithatë, preferojnë anglezin në vend të argjentinasit. Vlerësimi për Soule prej 10 milionë eurosh nuk e bind as presidentin Carnevali dhe as drejtorin sportiv Rossi. Ende për t'u përcaktuar, pra, formula e transferimit të mundshëm. Koha po mbaron dhe do të jetë e nevojshme të gjendet shpejt një zgjidhje që i kënaq të gjithë. Para së gjithash vetë 29 vjeçarin Berardi, i cili tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI