Flash

E bujshme/ Broja, sulmuesi i përzgjedhur i Milan: Chelsea për momentin thotë jo

Lapsi.al 15 August 2023
E bujshme/ Broja, sulmuesi i përzgjedhur i Milan: Chelsea për momentin

Një qendërmbrojtës, një mbrojtës i majtë dhe një sulmues. Këto janë tre profilet që Milani dëshiron të sjellë në shtëpi për të përfunduar merkaton e verës. Që, në fakt, është edhe i pari nën idetë e dyshes Furlani-Moncada. Goditjet e bër kanë qenë tashmë të shumta, por nuk ka mbaruar ende. Objektivi në shtëpinë e kuqezinjve është t'i japin më shumë thellësi skuadrës së teknikut Pioli. Vëmendja është përqendruar mbi të gjitha te sulmi ku, pasi u sistemuan krahët, Olivier Giroud mbetet në fakt i vetmi qendërsulmues. Është Lorenzo Colombo vërtetë, por ish-Lecce është në dalje. Sapo 21-vjeçari të huazohet (Cagliari dhe Genoa në pole position për ta pasur) do të insistohet për një tjetër sulmues. Objektivi kryesor: sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Kohët janë të pakta, kështu që drejtuesit e kuqezinjve kanë lëvizur paraprakisht duke kërkuar nga Chelsea shqiptarin Armando Broja. Shkodrani natyrisht më të mirën në karrierën e tij e shfaqi në Eredivisie me fanellën e Vitesse në sezonin 20/21 (11 gola në 34 paraqitje). 21-vjeçari, në kërkim të një rinisje pas këputjes së kruciatit dhjetorin e kaluar, është emri më i pëlqyer. Formula e preferuar është ajo e një huazimi me të drejtë blerjeje, por për momentin Blues po bëjnë bllok. Londinezët presin evolucionin e merkatos, edhe pse operacionet e shumta në aksin Londër-Milano u japin shpresë kuqezinjve. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Lexo më tej: Shpëton Broja, Pochettino i bën dalje 15 lojtarëve te Chelsea: ja kush do të ndryshojë fanellë

BROJA, RIVALËT PËR TE MILAN

Alternativa për 21 vjeçarin Armando Broja përfaqësohet nga Hugo Ekitiké. Sulmuesi i PSG-së luajti 8 minuta mbrëmjen e së shtunës për ndeshjen kundër Lorient në Ligue1. Parisienët e konsiderojnë të tepërt, por lojtari i lindur në vitin 2002 nuk do të jetë me ulje. Duhen 30 milionë euro për ta marrë, shumë në këtë fazë për kuqezinjtë. Milan sidoqoftë po e monitoron dhe ndoshta po pret që të vijnë ditët e fundit të merkatos së transferimeve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI