Flash

"Jam një Hilali": Neymar prezantohet në Arabi, Al Khelaifi: "E vështirë t'i thuash lamtumirë"

Lapsi.al 15 August 2023
"Jam një Hilali": Neymar prezantohet në Arabi, Al Khelaifi:
“Unë jam këtu në Arabinë Saudite dhe jam një 'Hilali'”. Pas njoftimeve për shtyp nga dy klubet, pikërisht me këtë postim social Neymar ka bërë të ditur se nga sot është zyrtarisht lojtar i Ligës Saudite. Mediat braziliane tani po spekulojnë se O Ney do të prezantohet nga klubi i tij i ri të premten ose të shtunën. Pikërisht në atë ditë kur O'Ney mund të dalë në fushë për disa minuta në ndeshjen e kampionatit që Al Hilal do të luajë në shtëpi kundër Al Fayha. Marrëveshja e brazilianit me klubin e tij të ri duhet të zgjasë dy vjet dhe futbollisti duhet të marrë në total 320 milionë euro që përfshijnë bonuse nënshkrimi, paga dhe angazhime të ndryshme me karakter komercial. Neymar do të jetë gjithashtu edhe imazh i vendit që do ta mirëpresë.

AL KHELAIFI: "E VËSHTIRË T'I THUASH LAMTUMIRË"

PSG ka dashur të kujtojë gjashtë sezonet e kaluara nga Neymar në kryeqytetin francez. E ka bërë përmes një postimi në ditën kur sulmuesi zyrtarizoi transferimin e tij te Al Hilal. “Është gjithmonë e vështirë t'i thuash lamtumirë një lojtari të jashtëzakonshëm si Neymar. Ai është një nga më të mirët në botë”, ka thënë Nasser Al-Khelaifi, president dhe CEO i klubit parisien. Lexo më tej: Avion privat, rrjetet sociale e bonuse të çmendura: detajet e kontratës së Neymar me Al Hilal “Nuk do ta harroj kurrë ditën kur ai mbërriti në PSG. E çfarë ka sjellë në klubin dhe projektin tonë gjatë gjashtë viteve të fundit. Ne kemi pasur momente të shkëlqyera dhe ai do të jetë gjithmonë pjesë e historisë sonë. Dua ta falënderoj atë dhe familjen e tij. I urojmë Neymar më të mirën për të ardhmen dhe aventurën e tij të re”. Numri 10 brazilian largohet kështu nga PSG pas gjashtë vitesh. Neymar, në total, ka shënuar 118 gola e 77 asist në 173 prezenca në të gjitha kompeticionet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI