Flash

Luis Hasa, talenti i Juventus nuk i përgjigjet ftesave të kuqezinjve: FSHF publikon faktet

Lapsi.al 15 August 2023
Luis Hasa, talenti i Juventus nuk i përgjigjet ftesave të kuqezinjve:

Jo të gjithë e ndjejnë njësoj kombësinë, apo në rastin e futbollit, fanellën e kombëtares. Gjatë viteve kemi patur jo pak raste, kur lojtarët kanë preferuar kombëtare më prestigjoze se ajo e Shqipërisë. E ndoshta në këtë kategori bën pjesë edhe Luis Hasa, talenti shqiptar i Juventus, që hesht para ftesave të Federatës Shqiptare të Futbollit.

FSHF është fokusuar në rritjen, zhvillimin dhe monitorimin e talenteve brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Është e qartë se kjo është mënyra e vetme për të pasur skuadra kombëtare sa më cilësorë dhe konkuruese. Në këtë kuadër, këtë javë ka filluar edhe projekti “Hap pas Hapi” nga Departamenti Teknik. Në fokusin e tij është puna individuale me të gjithë lojtarët e ekipeve kombëtare të moshave që luajnë brenda vendit për t’i rritur ato në të gjithë elementët fizik-teknik-taktik por edhe në aspekt ekipor.

Në të njëjtën kohë, prej vitesh FSHF ka ngritur një rrjet të madh skautësh. Qëllimi është për të evidentuar dhe ndjekur nga afër lojtarët e talentuar shqiptar që luajnë kudo nëpër botë. Ky rrjet skautësh, që rritet dhe zgjerohet muaj pas muaji, sinjalizon Departamentin e Ekipeve Kombëtare për elementët më të spikatur të cilët më pas ftohen nga ekipet tona nga U-15 deri te ekipi Kombëtar A.

FSHF PUBLIKON FAKSIN

Edhe Luis Hasa nuk mund të mbetej jashtë këtij fokusi, por sqarimi i bërë nga FSHF për të nuk është shumë shpresëdhënës për ta parë me fanellën kuqezi. "Ne e kemi bërë dhe e bëjmë gjithmonë ftesën tonë publike, për çdo shqiptar që dëshiron të luajë me fanellën e Shqipërisë. Nuk kishte sesi të mungonte një ftesë edhe për një talent të madh si Luis Hasa. Hasa ka qënë vazhdimisht pjesë e monitorimit të stafeve tona teknike dhe është ftuar për herë të fundit zyrtarisht më 18 maj 2022. Kjo shikohet në shkresën drejtuar klubit të Juventusit, i ftuar për të luajtur me Shqipërinë U-21 në ndeshjet zyrtare ndaj Anglisë dhe Kosovës".

Lojtari megjithëse vazhdon të jetë në planet e FSHF që e mban "derën hapur jo vetëm për Luis Hasën, por për çdo talent shqiptar që e ndjen fanellën kuqezi", nuk është pozicionuar hapur akoma. Në këtë pikë, Federatës i mbetet vetëm të "respektojmë zgjedhjen e tij gjithmonë dhe e mbështesim në rrugëtimin e tij profesional".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI