Flash

Mirupafshim Lorenco Vila: pas 7 vitesh e 4 trofesh, Teuta humb njeriun simbol

Lapsi.al 15 August 2023
Mirupafshim Lorenco Vila: pas 7 vitesh e 4 trofesh, Teuta humb njeriun simbol

Nga Akademia në ekipin e parë, përfaqësimet në Europë e trofe të fituar. Lorenco Vila në harkun e 7 viteve u bë nga një lojtar premtues, në simbolin e Teutës. E tani për herë të parë, sulmuesi do të ndryshojë fanellë. Pikërisht kështu, sepse Vila i vogël ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Dinamo. Oferta e kryeqytetasve ka qenë e parefuzueshme edhe për Teutën, duke përfituar nga mardhëniet e mira mes numrit 1 të Dinamos Bardhi dhe atij të bregdetarëve Hasanbelliu, dikur.

POSTIMI I KLUBIT

Mirupafshim Lorenco Vila!

Pas 7 vitesh dhe 4 trofe të fituar, Lorenco Vila largohet nga Teuta. Vila spikati në Akademinë e Teutës, dhe u afrua në ekipin e parë në 2016. Gjatë këtyre sezoneve ai ka fituar kater trofe me fanellën blu, ndërsa ka grumbulluar 200 ndeshje dhe ka shënuar 45 gola. KF Teuta falenderon Lorenco Vila, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë aventurës së tij me “Djemtë e Detit”. Vila meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë. KF Teuta i uron suksese në vazhdim. #forcateuta??

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI