Flash

Vlorë/ Shekel rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 4 persona

Lapsi.al 15 August 2023
Vlorë/ Shekel rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar në Vlorë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për kundërshtim me dhunë, të punonjësve të Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për kundërshtim me dhunë, të punonjësve të Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-R. H., 50 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-M. L., 31 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-K. P., 21 vjeç, banues në fshatin Nartë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, i papajisur me leje drejtimi.

Po këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin R. B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është larguar nga vendi i aksidentit, në aksin rrugor “Vlorë-Kuç”, ku ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin K. H., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit, për sqarimin e rrethanave të një konflikti ndërmjet këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

22 diplomatë rusë largohen nga Moldavia

Njëzet e dy diplomatë rusë janë larguar nga kryeqyteti i Moldavisë, Kishinjev, duke e lënë mbrapa një ekip të vogël, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy ve...

09:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI