Flash

Video/ Edhe gazetarët në Arabinë Saudite janë si sheikë: pas fitores i dhuroi një Rolex brazilianit Fabinho

Lapsi.al 15 August 2023
Video/ Edhe gazetarët në Arabinë Saudite janë si
Luks i madh, rroga të çmendura dhe shumë më tepër. Arabia Saudite nuk njeh kufij: pyesni brazilianin Fabinho nëse nuk besoni. Ish-lojtari i Liverpool, do ta kujtojë debutimin në Arabinë Saudite, për motivin më të veçantë. Braziliani ka pasur një surprizë të këndshme në fund të ndeshjes. Mesfushori brazilian, tashmë në Al-Ittihad, ishte protagonist i një episodi interesant pas një ndeshje të luajtur dhe të vlefshme për kampionatin saudit. Një gazetar vendas, teksa po dilte nga stadiumi, e ndaloi për t'i dhuruar një Rolex, si shpërblim për performancën e tij në fushë. Orë që 29-vjeçari brazilian, i zënë ngushtë, madje e rrëzoi përtokë. Megjithatë asnjë dëmtim. Fabinho e mori dhuratën dhe pas një falenderimi të shkurtër vazhdoi rrugën e tij drejt trajnerit. Lexo më tej: Fabinho festë në shesh me Liverpool: hajdutët 'festë' në shtëpinë e tij Fabinho fiton rreth 15 milionë euro në vit në Arabi. Por nëse kësaj i shtohet një Rolex për fitore, braziliani rrezikon të hapë një dyqan orësh luksoze sapo të kthehet në shtëpi. Transferimi në Arabi nuk duket fare si një zgjedhje e gabuar, të paktën ekonomikisht duke folur. Tani mbetet për tu parë cfarë do tu dhurohet kampionëve të tjerë të zbarkuar në Arabi, si Neymar, Ronaldo, apo Benzema.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI