Flash

Video/ Kane vrapon te arbitri për të protestuar, pastaj kujtohet që nuk di gjermanisht

Lapsi.al 15 August 2023
Video/ Kane vrapon te arbitri për të protestuar, pastaj kujtohet
Harry Kane ka luajtur tashmë ndeshjen e tij të parë për Bayern Munich, në humbjen e Superkupës ndaj Leipzig. Gjurma e vetme e lënë nga anglezi, në atë ndeshje, ishte një episod qesharak. Sulmuesi anglez vrapoi për të protestuar te arbitri dhe më pas ndaloi duke u kujtuar se nuk fliste gjermanisht. Harry Kane është goditja e madhe e verës e Bayern Munich. Sulmuesi anglez mbërriti në Bavari nga Tottenham për rreth 110 milionë euro, pas një negociate të komplikuar. Spurs e lanë të shkojë pasi kishin ngritur një mur për vite me radhë dhe tani po lëvizin për ta zëvendësuar. Një nga emrat më të diskutueshëm është Lukaku. Por pavarësisht ndryshimit të skuadrës, ajo që nuk ka ndryshuar për anglezin ishte humbja në finale. Pas 4 dështimeve me Tottenhamin, ai humbi edhe të parën me Bayern.

SI U BË QESHARAK KANE?

Në fakt, në Superkupën e Gjermanisë skuadra e Tuchel u asgjësua nga Leipzig dhe Dani Olmo, autor i një trigolëshi në fitoren 3-0 që i dha kupën. Një nga golat e Dani Olmo erdhi me penallti dhe në atë rast shpërthyen edhe protestat e bavarezëve. Në fakt, lojtarët e Bayern u sulën menjëherë drejt arbitrit. Mes tyre ishte edhe sulmuesi anglez Harry Kane. 30 vjeçari  debutoi me Bayern Munich, duke luajtur për gjysmë ore në këtë ndeshje. Lexo më tej: 'Armiku' i papritur i Bayern për Harry Kane: PSG lëviz në hije për anglezin, nëse ikën Mbappe Sulmuesi anglez, i mësuar të kishte një shirit në krahë te Tottenham, iu afrua arbitrit gati për të protestuar. Por kur arriti tek ai, ai dëgjoi Kimmich dhe arbitrin duke folur gjermanisht dhe kuptoi se nuk e dinte gjuhën. Ndaj ai qëndroi pranë grupit të vogël, “sa për numër”, por me fytyrën e hutuar të atij që vërtet nuk di nga të kthehet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI