Flash

"Aeroporti i Tiranës flet italisht"/ Canale 5 promovon Shqipërinë

Lapsi.al 16 August 2023
"Aeroporti i Tiranës flet italisht"/ Canale 5 promovon

“Aeroporti i Tiranës flet italisht. Asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq të shumtë turistët që mbërrijnë nga Italia për të kaluar pushimet duke u larguar nga çmimet e shtrenjta të shtëpisë sonë”. Kështu e nis kronikën televizioni Canale 5. Gazetari flet për një bum turistik në Shqipëri duke krahasuar Italinë me vendin tonë. Theksi vihet tek çmimet e ulta.

“Avioni, shtëpia dhe makina vetëm 150 euro. Bregdeti i Durrësit ka një linjë të gjatë plazhi ku një çadër jepet me një çmim të leverdisshëm.”

“5 euro një çadër dhe 2 shezlonge”

“Pra këtu 5 euro një çadër dhe 2 shezlonge!”

Çmimet në plazh në krahasim me Italinë janë shumë më të ulëta, madje edhe ushqimet e restoranteve, ku prodhimet e detit joshin turistët por pa ju boshatisur portofolin, thotë gazetari i Canale 5.

“Në dy vitet e fundit numri i turistëve italianë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në vitin 2022 ishin mbi 70 përqind më shumë se sa në vitin 2021.”

“Fillova të sjellë edhe familjen dhe miqtë e mi, tani ata po vijnë vetë edhe pa mua.”

Pak kilometra larg Durrësit është Kavaja, që ka një plazh me rërë të bardhë. Edhe këtu janë shtuar shumë turistët italianë në dy vitet e fundit

“E vlerësoj shumë vendin këtu. Me shumë mundësi do të kthehem edhe vitin tjetër.”

Disa media të njohura italianë kanë bërë reportazhe për bumin turistik në Shqipëri. 500 mijë shtetas italianë kanë ardhur për pushime në këtë sezon veror në vendin tonë. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI