Flash

Fëmija e Harry Kane do të lindë në Gjermani: në Angli nis lufta për djalin e sulmuesit

Lapsi.al 16 August 2023
Fëmija e Harry Kane do të lindë në Gjermani: në Angli

Mbërritja e Harry Kane te Bayern përqendroi mbi të fuqinë e kombinuar të zjarrit të tabloideve të pangopura angleze dhe gjermane. Për të qenë më të saktë, mbi të dhe gjithçka që rrotullohet rreth tij. Pra çdo hap i sulmuesit ndiqet, përforcohet dhe lindin edhe alarme që të bëjnë të buzëqeshësh. "Makthi ynë më i keq" e titulloi "The Sun" në lidhje me familjen e kapitenit të Anglisë, me një lojë fjalësh mes 'ëorst' (më e keqja në anglisht) dhe 'ëurst' (salsiçe në gjermanisht) të cilat kanë pothuajse të njëjtin prononcim.

Makthi që mund të shqetësojë britanikët është lindja e fëmijës së katërt të Harry Kane dhe Katie. Lindja është e afërt. Lady Kane vizitoi edhe disa klinika në Mynih për të sjellë në jetë fëmijën. E nëse ai do të lindte në Bavari, sipas gazetës angleze, "mund të luajë për Gjermaninë në të ardhmen". Një Kane (nuk dihet ende gjinia) me fanellën me shqiponjë në vend të tre luanëve? Sakrilegj.

Lexo më tej: Video/ Kane vrapon te arbitri për të protestuar, pastaj kujtohet që nuk di gjermanisht

KOMBËSIA

Gjithmonë duke supozuar se "Harry junior ose Harriette", siç e pagëzon Bild, do të bëhej një sportist i famshëm në të ardhmen, ka shumë pak gjasa që të përmbushë kushtet për përfaqësueset e "deutsch". Për të pasur shtetësinë gjermane nuk mjafton vetëm vendlindja, është gjithashtu e nevojshme që një pjesë e familjes të ketë të paktën tetë vjet banim në Gjermani. Për momentin nuk është rasti i Kane. E megjithatë, mjafton vizita në një klinikë në Mynih për të përcaktuar një makth vere për tifozët anglezë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI