Flash

I nxehti e shemb përtokë pas ndeshjes: ankth në Europianin e volejbollit për Paola Egonu

Lapsi.al 16 August 2023
I nxehti e shemb përtokë pas ndeshjes: ankth në Europianin e

Momente ankthi në kombëtaren e Italisë së volejbollit, pas fitores 3-0 ndaj Rumanisë në Verona Arena, në debutimin në Kampionatin Evropian të femrave. Paola Egonu u ndje keq menjëherë pas ndeshjes, ndoshta për shkak të vapës, por më pas e rimori veten. Volejbollistja u rrëzua para shoqeve të saj dhe stafi mjekësor e asistoi menjëherë. Pas ndihmës së marrë, Egonu refuzoi të dërgohej në spital për t'iu nënshtruar analizave të mëtejshme. Volejbollistja, e lënë jashtë formacionit titullar dhe e aktivizuar gjatë ndeshjes, me trajnerin Mazzanti që preferoi Ekaterina Antropova (shtetase italiane prej pak ditësh), më pas u kthye me shoqet e saj në hotel.

Lexo më tej: "Më quajtën kur*ë e huaj, askush nuk reagoi": Zaynab Dosso, medalje e bronxtë në Europian, denoncon racizmin

Situata mund të mos jetë kaq e thjeshtë, sepse nuk është hera e parë që Egonu ka probleme shëndetësore. Katër vjet më parë, në fund të ndeshjes së Ligës së Kombeve 2019 mes Italisë dhe Koresë së Jugut, Egonu u shtrua në spital në Perugia. Shkaku ishte se ajo u ndje keq për shkak të një "rënie të presionit të gjakut", siç njoftoi Federvolley në një shënim. Pas disa orësh nën kontroll, volejbollistja e Italisë u kthye në hotel.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI