Flash

"Nuk kam qenë i mirë në matematikë": Zekic paralajmëron Partizanin dhe 'qan' mungesën e Mba

Lapsi.al 16 August 2023
"Nuk kam qenë i mirë në matematikë": Zekic

"Mba do të jetë mungesa jonë e nesërme, por duhet të përgatitemi për të tilla problemesh pasi në futboll ndodhin këto gjëra. Sipas informacioneve që kam, Mba do të qëndrojë të paktën për 10 ditë jashtë fushave. Por e rëndësishme është që nuk ka një dëmtim serioz". Zoran Zekic 'qan' mungesën e qendërsulmuesit të tij, para ndeshjes së kthimit për raundin e tretë të Conference League kundër Valmiera. Kroati, megjithatë, nuk gjen siguri në 1-2 e ndeshjes së parë. "Iu kam kërkuar lojtarëve që të besojnë shumë në vlerat e tyre. Ai që kanë arritur në ndeshjen e parë, është një rezultat pozitiv, por nuk duhet të flemë 'gjumë'. Duhet të tregohemi shumë të zgjuar dhe ta interpretojmë ndeshjen ashtu siç i kam dhënë udhëzimet. Edhe pse ndonjëherë nuk më ndjekin si duhet. Por unë kërkoj që gjithmonë të zbatojnë gjërat që unë jap".

STRATEGJIA E KROATIT

Zekic, një njeri i eksperiencës në të tilla ndeshje, e di shumë mirë cfarë pret nga skuadra e tij, në ndeshjen në Elbasan Arena: "Duhet të largojmë presionin, lojtarët duhet të luajnë dhe të japin maksimumin. Valmeira është një kundërshtar që duhet respektuar. Duhet të mendojmë vetëm për kundërshtarin që kemi përballë. Nuk mendoj aspak për atë që na pret në turin tjetër nëse kualifikohemi. Dua përqëndrim dhe vlerësim maksimal për nesër".

Lexo më tej: Me sulm të 'shpartalluar' e dilema për të zgjidhur: Partizani sheh playoff-in ndaj Valmieras

ÇËSHTJE MATEMATIKE

Partizani duhet të bëjë gjithashtu edhe pa brazilianin Da Silva dhe Atanaskoskin, por kjo nuk i shërben si alibi Zekic: "Jam si natyrë që nuk kënaqem lehtë. Kështu punojmë shumë edhe përsa i përket analizave me skuadrën. Por është e vërtetë që skuadra ime ka zhvilluar një pjesë të dytë shumë të mirë në Letoni. Kam qenë shumë i mirë në shkollë, por në matematikë kam qenë disi problematik. Kështu nuk mund të jap shanset dhe do tja lemë fushës nesër”, e mbylli tekniku i të kuqve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI