Flash

Roy Keane bën "leckë" Salah: “Nuk bëhet kështu në pankinë, ulesh dhe e qep”

Lapsi.al 16 August 2023
Roy Keane bën "leckë" Salah: “Nuk bëhet

Në Angli ka shkakton befasi e diskutime të forta sjellja e Mohamed Salah. Egjiptiani është kapur nga kamerat duke bërë gjeste në pankinë, pasi u thirr për tu zëvendësuar në minutën e 77' të Chelsea-Liverpool. Sulmuesi u kthye në pankinë duke u kapur me të gjithë e duke shfaqur gjithë inatin e tij për golin e humbur. Një qëndrim që nuk i pëlqeu Roy Keane, i cili e kuptoi reagimin e lojtarit pa e justifikuar.

Lexo më tej: Salah në Onlyfans, fitimet e tij do të rriteshin me 347% më shumë: ja llogaritë e Daily Star

Ish-mesfushori i Manchester United, një që në fushë ka qenë gjithnjë i ashpër, nuk ka ndryshuar sjellje as si komentator. "Këto lloj emocionesh janë normale gjatë një zëvendësimi. Por gjithçka duhet të ndalet sapo të arrish në pankinë. Kur del nga fusha, ulesh dhe mbyll gojën. Nuk mund të bësh asgjë, është e kotë të vazhdosh. Thjesht duhet ta pranosh e pikë", tha irlandezi Roy Keane për Sky Sports.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI