Flash

Conference League flet shqip: Ballkani e Struga kalojnë me zhurmë në playoff

Lapsi.al 17 August 2023
Conference League flet shqip: Ballkani e Struga kalojnë me zhurmë
Bashkë me Partizanin bëjnë tre. Pikërisht kështu, sepse edhe Ballkani e Struga, dy skuadrat e tjera shqiptare, shkojnë në plyoff të Conference League. Kampionët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës do të tentojnë tashmë të arrijnë në fazën e grupeve të turneut, që do të ishte e jashtëzakonshme. Struga e drejtuar nga Shpëtim Duro avancoi në fazën play off, pavarësisht humbjes 2-1 me Hesperange në Luksemburg. Ndërsa Ballkani u imponua edhe në transfertë 1-3 ndaj Lincoln.

DURO, ME 10 LOJTARË

Struga luajti praktikisht me 10 lojtarë, sepse në minutën e 15′ Radeski u ndëshkua me karton të kuq. E megjithatë skuadra e Duros mori avantazhin 2 minuta më pas me Ibraimin. Vendasit barazuan në të 70' me Gustavo, ndërsa përmbysën rezultatin në minutën e 94′. Fitore që nuk i mjafton sepse Struga shkon më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-4.

KUNDËRSHTARI I STRUGËS NË PLAYOFF

Në Playoff, Struga do të ndeshet me islandezët e Breidablik. Ata u eliminuan në Europa League nga boshnjakët e Zrinjski Mostar me rezultatin e përgjithshëm 3-6. Irlandezët e fituan 1-0 kthimin, por ishin shkatërruar në Boshnje 6-2. Shpëtim Duros do të zhvillojë takimin e parë si skuadër pritëse.

BALLKANI I DAJËS 'SHUPLAKË' LINCOLN

Ballkani ka triumfuar me rezultatin 3-1 në transfertë kundër Lincoln. Bashkë me 2-0 e vajtjes, kosovarët shkojnë në fazën play-off të Conference League. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, kur Ballkani mori avantazhin që në minutën e 48′ falë një supergoli të Korenicës. Më pas Kuç dyfishoi shifrat në të 64'. Ndërsa vendasit shkurtuan diferencën në të 66′. Nuk mjaftoi sepse Zyba mbylli llogarinë me golin e tretë në fund të takimit. Kështu të besuarit e Dajës kalojnë me rezultatin e përgjithshëm 1-5.

HAKMARRJE PËR PARTIZANIN

Ilir Daja tashmë mund të hakmerret për ish-skuadrën e tij Partizanin, sepse në playoff do të ndeshet me BATE Borisov. Bjellorusët që mposhtën të kuqtë në raundin e parë të Champions, tani do të luajnë me Ballkanin. Bjellorusët u mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 3-7 nga Sherif Tiraspol. Sfida e parë përfundoi me rezultatin 5-1, ndërsa e kthimit, 2-2. Përplasjen e parë të Playoff, Ballkani do ta luajë në “Fadil Vokrri”.

REZULTATET E MBRËMJES

Aktobe 0-1 Sepsi OSK Lincoln Red Imps FC 1-3 Ballkani Pogon Szczecin 2-1 Gent Pyunik 0-3 Bodo/Glimt APOEL Nicosia 1-0 Dila Gori Austria Wien 3-5 Legia Warszawa Brann 3-1 Arouca Dynamo Kyiv 2-1 Aris FC Nordsjaelland 2-0 FCSB Ferencvaros 2-1 Hamrun Spartans Gzira United 0-2 Viktoria Plzen Levski Sofia 2-1 Hapoel Beer Sheva Maccabi Tel Aviv 1-0 AEK Larnaca Riga FC 0-3 FC Twente PAOK FC 3-0 Hajduk Split FC Midtjylland 5-1 Omonia Nicosia Besiktas 2-1 FK Neftchi KA Akureyri 1-5 Club Brugge Neman Grodno 1-4 NK Celje Osijek 3-2 Adana Demirspor Partizani 1-0 Valmiera FC Spartak Trnava 3-1 Lech Poznan Swift Hesperange 2-1 FK Struga

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI