Flash

Dedikimi i Rita Ora për ditëlindjen e Taika Waititi

Lapsi.al 17 August 2023
Dedikimi i Rita Ora për ditëlindjen e Taika Waititi

Rita Ora është e lumtur që ka në krah bashkëshortin Taika Waititi.

Këngëtarja, ndau një homazh për regjisorin Thor: Love and Thunder për nder të ditëlindjes së tij të 48-të të mërkurën, duke e quajtur atë "njeriun më argëtues ,më të zgjuar që kam hasur ndonjëherë në jetën time". "Ti më mban të bashkuar në momente që nuk mendoj se mundem. Faleminderit që më tregove se çfarë është në të vërtetë dashuria", shkroi ajo në një postim në Instagram, i cili përfshinte një sërë fotosh dhe videosh.

Për nder të përvjetorit të martesës së tyre njëvjeçare në fillim të këtij muaji, Ora dhe Waititi – të cilët filluan të takoheshin në fillim të vitit 2021 – ndanë me Vogue foto të papara kurrë më parë dhe detaje të dasmës së tyre. Ata i thanë revistës se e mbajtën ceremoninë të vogël dhe intime. "Nuk ishte në Londër apo në Francë siç raportuan të gjithë. Ishte në L.A. me një grup të vogël miqsh," tha Waititi. "Në shtëpinë tonë!" shtoi RTIATJ.

Ende duke shijuar atë shkëlqimin  pas dasmës, gjyqtarja e The Voice Australia hyri në studio një ditë pas ceremonisë për të regjistruar këngën  You & I, frymëzuar nga dashuria për burrin e saj. “Unë thashë: “Dëgjo u martova dje. Mendoj se duhet të shkruajmë këngën më të mirë të dasmës”, tha Rita ekskluzivisht për PEOPLE, duke kujtuar një bisedë me producentin Cirkut. Ajo përdori posta zanore të vërteta mes saj dhe Taika në krijimin e këngëve për albumin, i cili u hodh më 14 korrik./Lapsi.al

Të këshilluara

"Barbie" mund "The Dark Knight"

Barbie është bërë zyrtarisht publikimi më i madh i të gjitha kohërave i Warner Bros. Më pak se një muaj pasi u shfaq në kinema, komedia e drejtuar nga Greta ...

14:46

Rikthimi i Meghan Markle në rrjetet sociale

Prej kohësh është spekuluar se Meghan Markle do të kthehet në mënyrë dramatike në Instagram. Dhe duket se një nga miqtë e saj ka konfirmuar lajmin se dukesha...

18:30

Plani i Madonna-s për rikthimin në skenë

Madonna thuhet se është duke punuar në planin e rikthimit të turneut të saj top-sekret. Me prova rraskapitëse dhe rutina kërcimi , këngëtarja 64-vjeçare po n...

17:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI