Flash

Diletta Leotta bëhet mama për ditëlindje: 'gafaxhiu' Karius i sjell tortën Arias së vogël

Lapsi.al 17 August 2023
Diletta Leotta bëhet mama për ditëlindje: 'gafaxhiu'
Pas një pritjeje të gjatë, në rrjetet sociale mbërriti njoftimi: Diletta Leotta është bërë mama. Vetë prezantuesja e famshme italiane e bëri të ditur lajmin e bukur mbrëmjen e së mërkurës. Në profilin e saj në Instagram u shfaq një foto ku e portretizonte me bashkëshortin e saj Karius dhe të sapolindurën Aria. "Sot rilind me ty - mesazhi i mirëseardhjes për të voglën -. Mirë se erdhe Aria. Ti je dhurata më e bukur që mund të merrnim". Lexo më tej: Diletta Leotta në 'rivalitet' me Wanda Nara: gazetarja bëhet “menaxhere” për të dashurin, Loris Karius Pikërisht në orën 20.47 të ditës së djeshme, Aria erdhi në jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Karius, portieri i Newcastle dhe partneri i Diletta Leotta, ka festuar ngjarjen e lumtur me një tortë me çokollatë. Një datëlindje për dy, sepse 16 gushti është edhe ditëlindja e 32-vjeçares. Me pak fjalë, një festë e dyfishtë në një ditë që do të mbetet e pashlyeshme për të gjithë familjen e Karius. Portieri gjerman natyrisht tani i ka harruar plotësisht gafat e bëra në finalen e Champions. Pikërisht nga veprimet e gabuara të portierit Liverpool humbi 3-1 përballë Real Madrid në vitin 2018. Edhe pse tifozët e Reds jo...
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ?Diletta Leotta? (@dilettaleotta)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI