Flash

Italia pret teknikun Spalletti deri në fundjavë: Conte nuk është zgjedhje e dytë

Lapsi.al 17 August 2023
Italia pret teknikun Spalletti deri në fundjavë: Conte nuk

Afati i vendosur nga FIGC nëse Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i kombëtares, pas dorëheqjes së Mancinit, është fundjava. Dorëzimi i pankinës italiane te ish-trajneri i Napolit po bëhet një operacion mjaft kompleks. Klauzola prej 3 milionë euro që do t'i paguhet klubit kampion për ta liruar është një pengesë. Sidomos pas deklaratës për shtyp të De Laurentiis, ish-punëdhënësi i teknikut Spalletti, se është një cështje principi. Spalletti u largua nga pankina e Napolit, pavarësisht një viti tjetër kontratë, i etur për të “marrë një pushim nga aktiviteti si trajner”.

Nëse çështja Spalletti nuk zgjidhet, Federata tashmë ka rivendosur marrëdhëniet me Antonio Conte. Ish-tekniku i Tottenham sigurisht nuk konsiderohet si një zgjedhje e dytë. FIGC do të synojë të bindë Conte të kthehet te kombëtarja, pas eliminimit me penallti kundër Gjermanisë në Euro 2016.

Lexo më tej: Akuza të rënda për FIGC, Mancini zbulon të fshehtat e largimit: "Gravina nuk më donte më"

SPALLETTI, PENG I ADL

Një qëndrim i prerë dhe vendimtar ai i presidentit De Laurentiis: ose të paguhet klauzola ose Spalletti nuk lirohet. Është e vështirë të mendohet se pas një deklarate të tillë De Laurentiis do të bëjë prapaktheu. E paimagjinueshme, nga ana tjetër, që Federata të zbutet. Avokatët e kombëtares janë në punë këto ditë për të studiuar detajet e kontratës së trajnerit. Në FIGC i kanë caktuar vetes fundjavën si afati për të vendosur pikën vendimtare.

Këto janë ditë reflektimi. Në FIGC duan të marrin gjithë kohën që u duhet dhe vendimi për Spallettin pritet në fundjavë. Ndërkohë, kontaktet me Conte janë rivendosur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI