Flash

"Ronaldon të gjithë e quajtën të çmendur": Neymar gati për sfidën te Al Hilal, si rivali i portugezit

Lapsi.al 17 August 2023
"Ronaldon të gjithë e quajtën të çmendur":

Neymar te Al Hilal është çmenduria e fundit e madhe e merkatos së transferimeve e nënshkruar nga fondi PIF, apo nga Arabia Saudite. Braziliani, i paguar rreth 100 milionë euro te PSG, nënshkroi një kontratë faraonike, plot përfitime, për t'u transferuar në Saudi Pro League, përfshirë fushtaën sociale. E Neymar nuk humbi kohë dhe në deklaratat e tij të para zyrtare si lojtar i Al Hilal i paralajmëroi të gjithë: "Futbolli saudit po rritet me shpejtësi. CR7 ishte pionier, e quanin të çmendur por...".

"Jam i emocionuar për të bërë historinë për Al Hilal - tha Neymar -. Unë jam këtu për të ndihmuar kampionatin të rritet gjithnjë e më shumë. Për mua, konkurrenca është shumë e rëndësishme. Prandaj vendosa të vij këtu. E shpresoj që klubi të bëjë një fushatë të madhe dhe të arrijë objektivat”. Blerja e braziliani ka qenë befasia më e madhe e ardhur nga Arabia Saudite në merkaton e kësaj vere. Al Hilal nuk është kursyer, duke e peshuar me miliona O'Ney, pa llogaritur përfitimet e tjera.

PËRSE ZGJODHI SAUDI PRO LEAGUE

Neymar më pas ka dashur të flasë për zgjedhjen e tij dhe të ardhmen e futbollit arab: “Jam i motivuar nga sfidat e reja. E kur gjen një të tillë, është mirë për vetëvlerësimin tënd. Unë dua ta ndihmoj këtë kampionat të evoluojë gjithnjë e më shumë".

Lexo më tej: "Jam një Hilali": Neymar prezantohet në Arabi, Al Khelaifi: "E vështirë t'i thuash lamtumirë"

Ardhja e brazilianit është vetëm e fundit në një zinxhir pothuajse të pafund lojtarësh që po largohen nga kampionatet evropiane me miliona euro paga: "Skenari po ndryshon shumë. Klubet kanë bërë shumë nënshkrime dhe kampionati do të jetë gjithmonë më konkurrues". I pari ishte Cristiano Ronaldo në fillim të vitit 2023, menjëherë pas Botërorit: “Ishte pionieri i gjithë kësaj. Të gjithë e quanin të çmendur dhe në vend të kësaj sot shohim rritjen e kampionatit”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI