Flash

Trajneri më i mirë i vitit Uefa: Inzaghi e Spalletti 'shqetësojnë' fituesin e gjithçkaje

Lapsi.al 17 August 2023
Trajneri më i mirë i vitit Uefa: Inzaghi e Spalletti

Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti do të sfidojnë fitimtarin Pep Guardiola. Nga këta tre emra do të vijë edhe trajneri më i mirë i UEFA-s për vitin e kaluar. Fituesi do të shpallet zyrtarisht më 31 gusht, edhe pse favorit është spanjolli i Manchester City, fitues i Champions League, Premier League e FA Cup, të pasuar mbrëmë me Superkupën UEFA.

Simone Inzaghi ka meritat që solli një skuadër outsider si Inter deri në finale të Champions, të humbur pastaj ndaj Citizens të Guardiola. Në kampionat rezultati nuk ishte ai që shpresonte tekniku, ndërsa suksesi në Kupën e Italisë e përmirëson situatën. Spalleti bëri të paimagjinueshmen në Itali, duke rikthyer Napolin te titulli kampion pas 33 vjetësh. A do të mjaftojë mrekullia e teknikut italian të mundë katër trofetë e spanjollit Guardiola mbetet për tu parë.

Lexo më tej: Messi sfidon goleadorin 'e tmerrshëm' dhe fantazistin e City: Haaland e De Bruyne finalistë për Lojtarin e Vitit

Si çdo vit, grupi i studimit teknik të UEFA-s përpiloi një listë fillestare me 10 emra. Tre finalistët u votuan nga një juri e përbërë nga trajnerët e klubeve. Bëhet fjalë për ata që morën pjesë në fazën e grupeve të Champions League 2021/22, Europa League dhe Conference League. Atyre iu shtuan edhe një grup gazetarësh të përzgjedhur nga Media Sportive Evropiane (ESM).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI