Flash

Video/ Partizani për herë të parë në playoff të Conference League: e pret Astana

Lapsi.al 17 August 2023
Video/ Partizani për herë të parë në playoff të

Partizani arrin për herë të parë në histori në fazën e playoff të Conference League. Kurrë më parë të kuqtë nuk kishin shkuar kaq larg në kompeticionet UEFA. Në raundin e tretë të turneut, të kuqtë e Zoran Zekic kanë likuiduar 1-0 Valmiera. Vendosi Tedi Cara me penallti, ndërsa letonezët u dorëzuan me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Tani në playoff, Partizani duhet të ndeshet me kazakët e Astana, që u eliminuan në Europa League nga Ludogorets.

Nuk ishte ndeshja perfekte e të besuarve të Zekic. Partizani vuajti mbi të gjitha mungesën e Mba. 3-5-2 i kroatit ishte të paktën funksional në bllokimin e kundërshtarit. Valmiera nuk është se bëri mrekulli, në kohën kur duhej të përmbyste 1-2 e vajtjes. Gjërat për ta u komplikuan më shumë kur Rrapaj fitoi një 11 metërsh në minutën e 20. Cara e mori përsipër duke u treguar i ftohtë përballë portierit e duke shënuar golin e avantazhit. Tani letonezëve i duheshin dy gola për të kthyer barazinë në total, por nuk patën instiktin e duhur për të mposhtur Qirkon.

E DYTA PËR TU HARRUAR

Partizani përdori kundërsulmin dhe ndoshta me Grezdën, i aktivizuar në fund të pjesës së parë, mund të bënte keq. Tentoi të interpretonte të njëjtën mënyrë loje edhe pas rifillimit, por rrezikoi shumë. Një skuadër pa ide, e vetëkënaqur dhe e tërhequr në kontrastet për topin e parë. Velmiera me Ndoye e Diop ia bëri jetën të vështirë një prapavije të kthyer me katër, pas daljes së Sotës. Shumë raste të letonezëve, në fund të ndalur edhe nga traversa, për fat asnjëra në rrjetë. Grezda nën ton, Qirko i pasigurtë në të paktën tre dalje, qendërmbrojtësit të intimiduar nga prezenca e kundërshtarit, janë aspekte që Zekic duhet të përballet me shpejtësi. Në playoff e pret Astana, e zbritur nga Europa League e dërrmuar 5-1 nga Ludogorets, por ky rezultat nuk duhet të gënjejë të kuqtë.

[video width="880" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/cara-penallti.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI