Flash

Video/ Te Juventus mbërrin një pako për të riun Cambiaso, ai nuk e beson dot: "Është ai vërtetë?"

Lapsi.al 17 August 2023
Video/ Te Juventus mbërrin një pako për të riun Cambiaso, ai
Cambiaso është i destinuar të qëndrojë te Juventus për të luajtur shanset e tij si titullar. Mbrojtësi i krahut ka thënë gjithmonë se ishte frymëzuar nga Cancelo dhe lojtari i City, duke dëgjuar këtë, vendosi ta befasojë. Talenti i Juventus ka marrë kështu një dhuratë të veçantë: fanellën e portugezit me autograf.

NJË DHURATË PËR CAMBIASO

Andrea Cambiaso dukej se do të ishte një nga të sakrifikuarit, por gjatë grumbullimit veror i bindi të gjithë, teknikun Allegri dhe shoqërinë. Kështu ai do të luajë shanset e tij me fanellën bardhezi, pas eksperiencave te Genoa dhe Bolonja. Lojtari i datëlindjes 2000 u shfaq një javë më parë në konferencë, duke thënë: "Kur isha fëmijë luaja si playmaker, duke u spostuar në krah, një nga pikat e mia të referimit ka qenë gjithmonë Joao Cancelo". E mbrojtësi i krahut i City, ish-Juve dhe Inter, e dëgjoi këtë dhe vendosi të bënte një gjest të bukur për anësorin italian. Portugezi i dërgoi atij fanellën e tij të firmosur dhe me një dedikim. Lexo më tej: “Pas bisedës me Guardiolën u largova nga City”: Cancelo tregoi fjalët që iu thanë

VIDEO E JUVENTUS

Reagimi i Cambiaso është regjistruar nga mediat e Juventus të cilët më pas publikuan gjithçka në rrjetet sociale. Në pamje duket Cambiaso duke iu afruar një tavoline. Kur ai merr fanellën dhe e kupton se çfarë është, nuk e përmban dot entuziazmin. "Jo djema, por është e vërtetë! A është me të vërtetë ai? Nuk e besoj, çfarë ka*in po thoni?" thotë ai i entuziazmuar.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Juventus (@juventus)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI