Flash

Tentoi t'i grabiste, tre italiane neutralizojnë shqiptarin, arrestohet 42-vjeçari

Lapsi.al 18 August 2023
Tentoi t'i grabiste, tre italiane neutralizojnë shqiptarin, arrestohet

Policia e Modenës arrestoi një 42-vjeçar shqiptar, për tentativë grabitjeje dhe plagosje. Një patrullë nga skuadra fluturuese ndërhyri në rrugën Barbieri afër qendrës për të vënë në pranga grabitsin.

Shqiptari me biçikletë, sapo i kishte rrëmbyer çantën një vajze 25-vjeçare, e cila po shkonte në shtëpi me dy shoqe. Viktima ka reaguar me shpejtësi, duke mos hezituar të vihet në ndjekje të të huajit dhe ka arritur që falë bashkëpunimit të dy shoqeve ta bllokojë në tokë shqiptarin dhe ta ndalojë deri në mbërritjen e efektivëve të policisë së shtetit.

Pas bllokimit, shqiptari i ka goditur vazhdimisht me shqelma dhe grushta tre të rejat, duke i shkaktuar dy prej tyre lëndime në këmbë, shpatulla dhe qafë. Ardhja e policëve ka bërë të mundur ndalimin e 42-vjeçarit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI