Flash

Absurditeti i Lazios, kërkonte nënkampionin e botës për në pankinë: Hugo Lloris i thotë jo Lotitos

Lapsi.al 19 August 2023
Absurditeti i Lazios, kërkonte nënkampionin e botës për

Hugo Lloris i ka thënë përfundimisht jo Lacios. Lajmin e ka raportuar edicioni online i gazetës sportive franceze 'L'Equipe'. E përditshmja franceze ka shpjeguar se portieri 36-vjeçar i kampionëve të botës në vitin 2018, nuk e ka pranuar ofertën. Një akord i dështuar, pavarësisht se Tottenham, me të cilin ka ende një vit kontratë dhe Lazio kishin gjetur marrëveshjen për transferimin e lojtarit.

Arsyeja e refuzimit të Lloris për tu bashkuar me bardhekaltrit, sërish sipas 'L'Equipe', lidhet me faktin se ai ka kërkuar garancinë e vendit si titullar. Një gjë të tillë klubi roman nuk mund ta siguronte, duke pasur parasysh prezencën në radhët e saj të Ivan Provedel. Numri 1 bardhekaltër u zgjodh portieri më i mirë në Serie A sezonin e kaluar. Nga ana tjetër, një kërkesë legjitime e Lloris, që është gjithashtu nënkampion në fuqi i botës, me Francën në Katar.

Lexo më tej: Koha e Lloris te Spurs përfundoi: Vicario zgjedh numrin 'ters' te Tottenham

Francezi e ka humbur vendin si titullar te Spurs pas firmës së londinezëve me Vicario. E megjithatë, refuzimi i Hugo Lloris e fut në telashe Lazion. Bardhekaltrit, që shitën Maximiano te Almeria, duhet të kërkojë një tjetër portier për të mbuluar rastet kur do të mu7ngojë ish-portieri i Spezias.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI