Flash

"Bayern heq Benjamin Pavard nga merkato": befasohet Inter, që kërkon një takim të ri me bavarezët

Lapsi.al 19 August 2023
"Bayern heq Benjamin Pavard nga merkato": befasohet Inter, që

Ajo që ka të bëjë me Benjamin Pavard mund të bëhet një tjetër intrigë që përfshin Inter në këtë merkato të çmendur të transferimeve. Mbrojtësi francez tani është një objektiv i shpallur publikisht, duke pasur parasysh edhe fjalët e Simone Inzaghi. Zikaltrit megjithatë duhet të bëjnë llogaritë me një lëvizje të papritur të bavarezëve, që e kanë hequr mbrojtësin nga merkato.

Inter sapo kishte ngritur një kontakt të ri me Bayern Munich që afronte ofertën dhe kërkesën. Zikaltrit për Benjamin Pavard janë të gatshëm të arrijnë në 30 milionë euro duke përfshirë bonuset. Në këtë pikë, distanca është vetëm pesë milionë nga shifra e kërkuar nga Bayern. Por në mbrëmjen e djeshme, një kthesë e papritur erdhi nga Gjermania. Bayern e ka hequr Pavard nga merkato e transferimeve, sepse konfirmimi i tij ka qenë një kërkesë specifike e Tuchel. Sipas Sky, ky vendim për momentin nuk i është komunikuar as Inter dhe as lojtarit.

Lexo më tej: Bayern ofron Pavard për të lehtësuar Vlahovic: francezi 'plotëson' 80 milionët e kërkuar nga Juventus

Një optimizëm i moderuar vazhdon të filtrojë megjithatë nga klubi zikaltër. Drejtuesit e Inter, që në fillim, e kishin të qartë se negociatat do të ishin shumë komplekse dhe jo jetëshkurtra. Benjamin Pavard tashmë e ka një marrëveshje me Inter dhe e kaloi të gjithë ndeshjen në pankinë kundër Werder Bremen. Vullneti i francezit është të largohet dhe mbi këtë pikë insistojnë drejtuesit e Inter për të bindur ata të Bayern Munich ta lejojnë transferimin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI