Flash

"Nuk mund të kërkoja mbrëmje më të mirë": Harry Kane rrëfen debutimin në Bundesliga me Bayern

Lapsi.al 19 August 2023
"Nuk mund të kërkoja mbrëmje më të

Harry Kane markon debutimin e tij në Bundesligë me gola e asist në ndeshjen hapëse të sezonit 2023/2024. Kundër Werder Bremen, në Weserstadion, lojtarët e Thomas Tuchel fituan me rezultatin 0-4 me anglezin protagonist. Leroy Sané zhbllokoi ndeshjen pas 4', pas një shkëmbimi me Harry Kane. Numri 9, më pas, në minutën e 74' u shërbye nga Davies dhe me të djathtën mposhti portierin kundërshtar Pavlenka. Në minutën e 91' Sane shënon sërish, këtë herë i servirur nga Müller, dhe në minutën e 94' i riu Tel firmosi pokerin.

"Nuk mund të kërkoja një mbrëmje më të mirë - tha Kane pas ndeshjes -. Gjithcka u bë e lehtë nga goli i shpejtë, pastaj treguam se cfarë jemi në gjendje të bëjmë. Debutim me gol e asist në ndeshjen e parë të kampionatit është mënyra më e mirë për ta filluar".

Lexo më tej: Fëmija e Harry Kane do të lindë në Gjermani: në Angli nis lufta për djalin e sulmuesit

Pas humbjes së zhurmshme në Superkupën e Gjermanisë, Bayern Munich bëri kthesën në të parën e Bundesligës. Në kornizën e Weserstadion, të besuarit e Tuchel shkatërruan 0-4 Werder Bremen. Natyrisht bashkë me Kim Min-Jae, titullar në vendin e De Ligt, vëmendja ishte përqendruar te anglezi. I mbështetur nga Sané, Musiala e Coman, anglezi tregoi aftësitë e tij në zonën e vogël. Që nga largimi i Robert Lewandowski, bavarezët nuk kishin gjetur një njeri të denjë për të zëvendësuar polakun. Ky është motivi edhe përse Bayern investoi 100 milionë euro për të marrë Kane nga Spurs, pavarësisht se vitin e ardhshëm qendërsulmuesi dilte me parametër zero.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI