Flash

Video/ Bellingham show në La Liga, Real përul Almerian: barazim mes Sociedad e Celta Vigo

Lapsi.al 19 August 2023
Video/ Bellingham show në La Liga, Real përul Almerian: barazim mes

Në javën e dytë të La Liga, Real Madrid mposhti 3-1 Almerian me përmbysje. Pas avantazhit të vendësve, në minutën e 3' me Arribas, protagonist i madh ishte Jude Bellingham. Për anglezin dygolëshi i parë personal (19', 60') dhe asist për golin e tretë të Vinicius (73'). Ndeshja mes Real Sociedad dhe Celta Vigo përfundoi në barazim 1-1, me Benitez që rrëmbeu një pikë në minutën e 94' falë Mingueza. Në ndeshjen tjetër,  Athletic Bilbao imponohet 0-2 në fushën e Osasuna.

Rikthim 3-1 për Real Madrid në Almeria. Blancos u befasuan në fillim, kur në minutën e 3' pësuan 1-0 e kundërshtarit. Në kundërsulm Robertone gjeti në shtyllën e largët Arribas (ish i ndeshjes), i cili shënoi golin e hapjes. Reagimi i lojtarëve të Ancelottit nuk vonoi. Në minutën e 19' Bellingham e gjeti topin në këmbë në zonë pas një kthimi mbrapa dhe nuk hezitoi ta shtyjë në rrjetë për barazimin 1-1. Në fund të pjesës së parë, Reali mund të kishte përfunduar rikthimin, por 2-1 i Kroos u anulua pas kontrollit të VAR për një faull brenda aksionit.

Lexo më tej: Bellingham me pasaportë irlandeze: Real Madrid i duhet si komunitar, nervozohen anglezët

Megjithatë, avantazhi i ri i Merengues është në ajër pas rifillimit. Pas një orë lojë, një top i jashtëzakonshëm nga Kroos, gjeti Bellingham brenda zonës. Anglezi goditi me kokë thuajse pa parw nga porta dhe shënoi golin e 2-1, duke përmbysur rezultatin. Dygolwsh personal me fanellën e Real pwr mesfushorin. Ecuria e shkëlqyer e ish-lojtarit tw Dortmund, megjithatë, nuk ndalet me kaq. Në minutën e 73', Bellingham shwrbeu për Vinicius, i cili me një prekje të butë fiksoi rezultatin nw 3-1. Real Madrid fiton dhe mbetet me pikë të plota, ndërsa Almeria është ende 0 pas dy ndeshjesh.

LaLiga Spain

Real Sociedad 1-1 Celta Vigo

Almeria 1-3 Real Madrid

Osasuna 0-2 Athletic Bilbao

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI