Flash

Video/ Dygolësh i Lautaro Martinez shtrin në tapet Monzën: Inter nis kampionatin duke bindur

Lapsi.al 19 August 2023
Video/ Dygolësh i Lautaro Martinez shtrin në tapet Monzën: Inter

Inter i Simone Inzaghi e nisi në mënyrën më të mirë Serie A 2023/24, duke mposhtur Monzën 2-0 në shtëpi. Në javën e parë të kampionatit protagonist absolut i mbrëmjes ishte kapiteni Lautaro Martinez. Argjentinasi ishte autori i dygolëshit vendimtar, duke shënuar një në çdo pjesë. Avantazhi u fiksua në minutën e 8' me Lautaro që devijoi asistin e Dumfries. Gjatë ndeshjes, Inter iu afrua disa herë dyfishimit me anë të Dimarco, por dyfishimi erdhi në minutën e 76' sërish me argjentinasin, pas asistit të nënshkrimit të ri Arnautovic.

Sezoni i Interit ka nisur si duhet. Në San Siro, krejtësisht i mbushur, skuadra e Simone Inzaghi mundi 2-0 Monzën, duke arritur menjëherë atë që nuk kishte ndodhur në kampionatin e kaluar: të mposhtte skuadrën e Palladino. Njeriu i kopertinës Lautaro Martinez, me shiritin e kapitenit në krah. Argjentinasi u tregua menjëherë gati për të rifilluar duelin në distancë nën tingujt e golave me Osimhen. Kapiteni iu përgjigj me dy gola, dygolëshit të nigerianit. Për pjesën tjetër, Interi dukej se ishte e njëjta luftanije si në muajt e parë të 2023-ës. Skuadra e Inzaghi ishte e ndërgjegjësuar për mjetet e veta, duke qenë në gjendje të luante ritmet e ndeshjes sipas dëshirës.

Lexo më tej: "Bayern heq Benjamin Pavard nga merkato": befasohet Inter, që kërkon një takim të ri me bavarezët

Lautaro Martinez shënon dhe Interi fiton. Në aksiomën që i bën kaq të lumtur tifozët zikaltër, ka një ndryshim me sezonin 2022-2023. Monza nuk është më një tabu, duke qenë se fitorja 2-0 e Giuseppe Meazza maturohet pa përpjekje të tepruara. Ndërsa vitin e kaluar brianzolët kishin ndaluar zikaltrit në të dy sfidat. Një start ashtu si duhet për zikaltrit që japin një mesazh të qartë.

Serie A Italy

Empoli 0-1 Verona

Frosinone 1-3 Napoli

Genoa 1-4 Fiorentina

Inter 2-0 Monza

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI