Flash

Video/ Tottenham bëhet i frikshëm, në Londër United rrëzohet 2-0: Liverpool përmbysje me 10 lojtarë

Lapsi.al 19 August 2023
Video/ Tottenham bëhet i frikshëm, në Londër United

Fitore e pastër për Tottenham, që mposhti në shtëpi Manchester United 2-0. Ekipi i Postecoglu, pas barazimit në debutim, thyen të besuarit e Ten Hag. Nuk u duk se vuajti largimin e Kane Tottenham, të paktën në këtë ndeshje. United pa Hojlund nuk mundi të bënte keq në sulm. Fitore në ndeshjet e tjera për Liverpool, që dominoi me përmbysje ndaj Bournemouth. Ia dalin në transfertë Brentford e Brighton.

Në stadiumin e Spurs u luajt një ndeshje me përmbysje të vazhdueshme frontesh në fillim. Shpërthimi i parë ishte i Tottenham në aksin Porro-Kulusevski, por Son nuk ishte në gjendje të finalizonte. Pas një çerek ore lojë erdhi edhe shansi i parë për Red Devils, por Vicario bllokoi në dalje Rashford. Në minutën e 36' Bruno Fernandes humbi një mundësi ideale për 1-0, me një goditje të pasaktë me kokë pas një asistimi të Shaë. Katër minuta më vonë, një rast i bujshëm i dyfishtë për skuadrën e Postecoglou. Fillimisht goditja e Pedro Porro u stampua në traversë, pastaj Sarr goditi shtyllën pas devijimit të Shaw.

Lexo më tej: Paquetà i hetuar nga FA për trukim ndeshjesh: dështon transferimi i brazilianit te Manchester City

Në pjesën e dytë, Spurs arritën të godasin menjëherë. Në minutën e 49' aksioni i Kulusevskit në të djathtë, nxorri të lirë Sarr që mundi Onana dhe firmosi 1-0. Pas golit të parë të ndeshjes, loja u ngadalësua pak. United dukej se nuk kishte forcën për të kërkuar golin e barazimit dhe Tottenham e menaxhoi mirë zotërimin e topit. Në minutën e 83', skuadra e Postecoglou e mbylli ndeshjen falë dy zëvendësuesve. Asist i Perisic dhe goli i Davies (Onana jo perfekt në këtë rast), për 2-0 përfundimtar. Tottenham fiton dhe ngjitet në 4 pikë në renditje, duke kaluar United që mbetet në 3.

NDESHJET E TJERA

Fitore e rëndësishme e Liverpool, pas barazimit në Londër në debutim. Skuadra e Klopp imponohet 3-1 ndaj Bournemouth, edhe pse luajti me 10 lojtarë nga minuta e 58'. MacAllister u ndëshkua me karton të kuq, pasi Diaz dhe Salah kishin përmbysur avantazhin e shpejtë të Semenyo (3'). Në minutën e 62 pastaj Jota mbylli llogaritë me golin e tretë. Fitore në transfertë për Brighton e Brentford. Skuadra e De Zerbi u imponua me poker 1-4 ndaj Wolves, ndërsa Brentford shkoi të fitonte në Londër 0-3 ndaj Fulham.

Premier League England

Fulham 0-3 Brentford

Liverpool 3-1 AFC Bournemouth

Luton Town - Burnley (shtyhet)

Wolverhampton Wanderers 1-4 Brighton & Hove Albion

Tottenham Hotspur 2-0 Manchester United

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI