Flash

City vuan në lojë, Guardiola për herë të parë i dorëzuar: “Nuk di më çfarë të bëj pa De Bruyne”

Lapsi.al 20 August 2023
City vuan në lojë, Guardiola për herë të parë i

"De Bruyne është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ne nuk do ta humbasim atë për disa javë, por ai do të mungojë për 4 ose 5 muaj. Ai është 32 vjeç dhe duhet të rikuperohet mirë fizikisht. Loja e tij është vendimtare për ne dhe nuk di më çfarë të bëj”. Këto janë fjalët e Pep Guardiola, trajnerit të Manchester City, pas ndeshjes së Premier League kundër Newcastle United.

Citizens arritën të dalin me një sukses 1-0 nga Etihad përballë Mapies, por ishin dukshëm në vështirësi ndaj bardhezinjve. Pak shanse për gol dhe Haaland i nxjerrë jashtë loje pa pasimet magjike të belgut. Një ndeshje e vuajtur, ashtu si ajo pak ditë më parë kundër Sevilla, në Superkupën e Europës. Edhe trofeun e parë sezonal, Manchester City e fitoi, por me penallti, e pasi u shpëtua dy herë nga Ederson, që ndali En-Nesyri.

Lexo më tej: Video/ Manchester City fiton me vështirësi me Newcastle: shpëtimtari është Alvarez

Nuk mund të mos jetë i shqetësuar në këtë pikë trajneri i Manchester City. Guardiola ka pranuar se është në telashe për shkak të dëmtimit të Kevin DeBruyne, një lojtar që konsiderohet thelbësor për manovrën sulmuese të skuadrës. "Vitin e kaluar kishim Gundogan, në një mënyrë ose në një tjetër ia dolëm të plotësojmë mungesën e tij. Tani më duhet të krijoj diçka të re, diçka ndryshe". Kevin De Bruyne pësoi një dëmtim në gju vetëm një javë më parë, në debutimin e tij në Premier League kundër Burnley.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI