Flash

Dinamo dënohet rëndë nga UEFA: trasferta të ndaluara deri në fund të sezonit, për vrasjen e tifozit

Lapsi.al 20 August 2023
Dinamo dënohet rëndë nga UEFA: trasferta të ndaluara deri

Asnjë ndeshje evropiane jashtë vendit deri në fund të sezonit. Ky është vendimi i UEFA-s ndaj Dinamo Zagreb, pas ngjarjeve të ndodhura në ndeshjen kundër AEK Athens. Në ndeshjen për raundin e tretë të eliminatoreve të Champions League një tifoz 22-vjeçar i AEK u godit me thikë për vdekje natën mes të hënës dhe të martës në periferi të Athinës gjatë një sherri me ultrasit e Dinamo Zagrebit. Pas kësaj, UEFA vendosi të pezullojë dhe të ricaktojë ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Champions në stadiumin Agia Sophia.

ELIMINIMI

Kroatët u eliminuan nga Champions mbrëmjen e djeshme nga klubi grek. AEK-ut iu desh vetëm një barazim 2-2 në ndeshjen e dytë, pasi fitoi 2-1 ndeshjen e parë. Tashmë, Dinamo do të përballet me kualifikueset e Europa League, që do të përcaktojë nëse do të vazhdojë në kompeticion apo do të përballet me kupën e tretë të planifikuar nga UEFA, Conference League. Qasja në fazën e grupeve do t'u garantonte kroatëve të paktën tre ndeshje evropiane jashtë vendit, mes shtatorit dhe dhjetorit.

VRASJA

Ky vendim u mor nga vrasja e një tifozi grek më 8 gusht. Gjatë ndeshjes së parë kundër AEK Athens, e shtyrë më pas, një 29-vjeçar u godit me thikë dhe u vra nga një ultras i Dinamo Zagreb. Bilancit të përgjithshëm të mbrëmjes i janë shtuar edhe gjashtë të plagosur. Ditët e fundit, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, kishte folur në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, duke premtuar masa. “Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të siguruar që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më kurrë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI