Flash

Inter arrin akordin ekonomik me Bayern për Pavard: "Tani klubi gjerman duhet të gjejë zëvendësuesin"

Lapsi.al 20 August 2023
Inter arrin akordin ekonomik me Bayern për Pavard: "Tani klubi gjerman

Inter dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për transferimin e Benjamin Pavard te zikaltrit. Konfirmimi vjen nga Giovanni Branchini, një ndërmjetës i njohur që operon shpesh në aksin Itali-Gjermani. "Pavard është shumë afër Inter. Në këtë pikë, gjithçka që duhet është që Bayern të gjejë, jo një zëvendësues, por një atlet që mund të mbështesë mbrojtësin aktual të djathtë Mazraoui - tha ai për Radio Sportiva -. Në këtë rast, operacioni me zikaltrit do të të përcaktohet deri në fund të merkatos së transferimeve. Besoj se sot nuk ka më distanca mes dy klubeve e pritet vetëm një zgjidhje e këtij lloji".

Tani është vetëm çështje kohe që Pavard t'i bashkohet Inter. Mbrojtësi francez u kërkua fort nga tekniku Inzaghi për të kompletuar skuadrën e tij. Francezi do të alternojë me Darmian si qendër e djathtë në mbrojtje dhe nëse është e nevojshme, ashtu si italiani, mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut. Pas fjalëve të administratorit të deleguar Marotta para Inter-Monza, tani vijnë ato të Branchini. Një konfirmim i sigurtë se marrëveshja do të bëhet deri më 1 shtator.

Lexo më tej: "Bayern heq Benjamin Pavard nga merkato": befasohet Inter, që kërkon një takim të ri me bavarezët

Natyrisht zyrtarizimi do të bëhet pasi Bayern të gjejë një zëvendësues për t'ia dhënë trajnerit Tuchel. Një operacion i rëndësishëm për klubin zikaltër, i cili do të paguajë një shumë prej 30-35 milionë euro përfshirë edhe bonuset, për francezin e kombëtares.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI