Flash

Milan, mbrojtësi i ri është Pellegrino: arrihet akordi me Platense për talentin argjentinas

Lapsi.al 20 August 2023
Milan, mbrojtësi i ri është Pellegrino: arrihet akordi me

Ndjesitë po bëheshin gjithnjë e më pozitive me kalimin e orëve dhe në fakt erdhi tymi i bardhë. Milan dhe Platense arritën një marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit 21-vjeçar, Marco Pellegrino te kuqezinjtë. Marrëveshja u gjet në bazën e 3 milionë euro për kartonin, të cilës duhet t'i shtohen bonuset dhe përqindja për rishitjen e ardhshme.

Një negociatë që tashmë ishte kanalizuar mirë prej disa ditësh. Zhvillimi megjithatë ndodhi kur presidenti i Platense fluturoi në Milano për të menaxhuar personalisht marrëveshjen. Një tjetër e dhënë e rëndësishme ishte mungesa e lojtarit në skuadër për ndeshjen kundër Boca një natë më parë. Pellegrino, i cili është argjentinas me pasaportë italiane, do të jetë qendërmbrojtësi i pestë në dispozicion të teknikut Pioli.

Pak më shumë se dhjetë ditë nga fundi i merkatos, Milan praktikisht ka gjetur mbrojtësin e tij të ri. Profili i ri që do të zgjerojë rotacionet në repartin e mbrojtjes është Marco Pellegrino. Baza e marrëveshjes me argjentinasin e lindur në vitin 2002, konfirmon Sky Sport, do të jetë rreth 3 milionë euro. Kësaj i duhen shtuar bonuset dhe përqindja në rishitjen e ardhshme. Detajet mungojnë ende, por marrëveshja është drejt mbylljes.

Me ardhjen e Pellegrino në Milanello, kuqezinjtë kanë rregulluar përfundimisht mbrojtjen. Nënshkrimi i dhjetë i verës do të arrijë sapo të përfundojë transferimi i Colombo te Monza. Pioli dëshiron edhe një sulmues dhe do ta ketë. Dyshja Furlani-Moncada do të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar një alternativë shumë të besueshme për Giroud. E gjitha ndërsa përpiqen të gjejnë sistemim edhe për lojtarët që konsiderohen të tepërt.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI