Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Uji i Gjirokastrës në Pulja/ Deputetja e PD: Çmenduri dhe papërgjegjshmëri!

Lapsi.al 20 August 2023
Uji i Gjirokastrës në Pulja/ Deputetja e PD: Çmenduri dhe

Projekti i lajmëruar në mediat italiane për furnizimin me ujë të rajonit të Puljas në Itali përmes ujit të Gjirokastrës është konsideruar një çmenduri nga Ina Zhupa, deputete e PD-së. Madje sipas saj do të jetë uji i Syrit të Kaltër që do të shfrytëzohet për këtë qëllim përmes tubacioneve nën det.

Komentet Zhupa i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku shprehet se mediat po raportojnë këto lajme dhe vendosjen e tubacioneve pas pushimeve të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Vlorë, ku u prit nga homologu shqiptar Edi Rama. "Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje me tubacione në Syrin e Kaltër" shkruan Zhupa.

Në mediat italiane është raportuar në fund të majit të këtij viti se qeveria shqiptare ka dhënë dakortësi për dërgimin e ujit në Itali. "Shqipëria derdh një pjesë të mirë të ujit të pijshëm në det, ndërsa ne kemi nevojë për ujë" citohet të thonë zyrtarët italianë. Megjithatë nga qeveria shqiptare siç ndodh zakonisht nuk ka asnjë transparencë për këtë projekt, duke lënë hapësirë për spekulime.

SYRI KALTËR NUK ËSHTË MALL NË SHITJE!

Dje dhe sot mediat japin lajme në lidhje me vendosjen e tubave tek Syri i Kaltër me qëllim furnizimin me ujë të rajonit të Puglias në Itali. Edhe vizita miqësore e kryeministres Meloni, lidhet me këtë sipas burimeve mediatike.

Nuk është hera e parë që dëgjohen të tilla përpjekje me Italinë dhe me Greqinë por do ishte cmenduri, papërgjegjshmëri dhe antiligjore një projekt i tillë me cilindo shtet.

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie natyrore.

Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje me tubacione në Syrin e Kaltër. Aq më pak të mund të mendohet apo pranohet dicka e tillë për shtetet fqinje.

Si deputete përfaqësuese edhe e Finiqit, bashkisë ku ndodhet Syri i Kaltër do kërkoj informacion zyrtar në lidhje me planet konkrete që ka qeveria shqiptare për këtë park natyror.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI