Flash

Video/ Juventus e nis furishëm, Chiesa, Vlahovic e Rabiot 'varrosin' Udinese: ngecin Roma e Lazio

Lapsi.al 20 August 2023
Video/ Juventus e nis furishëm, Chiesa, Vlahovic e Rabiot

Juventus e nis sezonin mbarë, falë fitores 3-0 ndaj Udinese, në javën e parë të Serie A. Në Dacia Arena, 45 minutat e para i mjaftuan bardhezinjve për të sistemuar friulanët. Pas një minutë e 48 sekonda, Chiesa zhbllokoi ndeshjen me një goditje të saktë në këndin e djathtë. Më pas, në minutën e 20', Vlahovic dyfishoi me penallti (krahu i Ebosele ndali krosimin e Alex Sandro). Në kohën shtesë (48') erdhi trisi me kokë i Rabiot, që përfitoi nga një dalje e gabuar e Silvestri. Udinese u rrit në pjesën e dytë, por Szczesny ishte i pakalueshëm.

Nga Udinese në Udinese gjithmonë nën shenjën e Federico Chiesa. Shtatëdhjetë e pesë ditë më parë, një nga golat e tij i kishte lejuar Juventus të mbyllte një sezon problematik me tre pikë në Dacia Arena. E sonte ish-sulmuesi i Fiorentinës ka meritën të zhbllokojë ndeshjen pas më pak se 2' duke e bërë të thjeshtë për të besuarit e Allegri. Tekniku mori fitoren e 250 në pankinën bardhezi, por në vigjilje pranoi se lojtari kishte këmbë të ndryshme në krahasim me vitin e kaluar. E pamundur ta fajësosh, duke qenë se Chiesa e bëri copë mbrojtjen friulane me shpërthimet e tij. Padyshim njeriu i ndeshjes dhe një sinjal inkurajues për Juventus. Ashtu si shenja rilindje erdhën nga Dusan Vlahovic, snajper i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Lexo më tej: Prapaskenat e bllokimit nga Sassuolo, Carnevali: "Berardi nuk lëviz nga këtu, i bezdisur nga Juventus"

Bardhezinjtë vuajtën shumë pak dhe treguan një lojë proaktive, të ndihmuar edhe nga një Udinese që është ende një kantier i hapur për shkak të largimeve të shumta. Allegri mund të gëzohet edhe për konfirmimet që erdhën nga Rabiot, tashmë një lojtar thelbësor, i çmuar në të dy fazat, për të mbrojtur dhe sulmuar. Ashtu si me rastin e golit të tretë që mbylli ndeshjen pas vetëm 45'. Nga ana tjetër, ai që zhgënjeu pritshmëritë, pas një parasezoni të rëndësishëm, ishte Weah. Djali i Topit të Artë pagoi faktin që Juventus sulmonte thuajse gjithmonë nga e majta dhe nuk i shfaqi kurrë galopimet e tij të famshme në krah.

NDESHJET E TJERA

Lazio e nis në mënyrën më të keqe Serie A. në fakt, në Via del Mare, skuadra e Maurizio Sarri humbi 2-1 nga Lecce, që triumfoi me përmbysje në fund. Goli i Immobile në minutën e 26' me një asist të Luis Alberto nuk mjaftoi. Mes të 85' dhe 87' mbërriti goli i mrekullueshëm i Almqvist dhe vula e Di Francesco, duke bërë që djemtë e D'Aversa të shpërthejnë nga gëzimi. Pas 90 minutash, bardhekaltrit tashmë duhet të ndjekin kryesuesit. Ashtu si duhet të bëjë Mourinho. Roma e tij nuk shkoi më shumë se 2-2 kundër Salernitana në shtëpi. Sukses në transfertë për Atalanta, që u imponua 0-2 në shtëpinë e Sassuolo.

Serie A Italy

Roma 2-2 Salernitana

Sassuolo 0-2 Atalanta

Lecce 2-1 Lazio

Udinese 0-3 Juventus

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI