Flash

Video/ Messi rrëmben trofeun e parë me Inter Miami: 10 gola në 7 ndeshje, Pleshti siguron Leagues Cup

Lapsi.al 20 August 2023
Video/ Messi rrëmben trofeun e parë me Inter Miami: 10 gola në 7

Inter Miami i Lionel Messi ka arritur të fitojë Leagues Cup të Concacaf me një sukses në finale ndaj Nashville. Ndeshja është vendosur 10-9 me penallti, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1. E Messi ishte sërish protagonist. Pleshti fillimisht i dha epërsinë Inter Miami në minutën e 24' të pjesës së parë. Një gol spektakolar që përfundoi në këndin e sipërm. Për argjentinasin është goli i dhjetë në 7 ndeshje. Barazimi i Nashville erdhi me Fafa Picault në pjesën e dytë, me sulmuesin që shënoi i pari edhe në serinë e penalltive.

Lexo më tej: Inter Miami, Messi e dhurata e personalizuar për skuadrën: ja sa shpenzoi argjentinasi

Trofeun e parë për argjentinasin e vendosi në fakt një duel mes dy portierëve. Drake Callender shënoi penalltinë e tij për Miami dhe më pas priti goditjen e Elliot Pannico. Pleshti i gëzohet kështu edhe trofeut të parë me klubin e ri, vetëm pak muaj pas mbërritjes së tij në Florida. Ndeshjen finale e hapin Giannis Antetokounmpo, ylli i NBA dhe bashkëpronar i Nashville, por sic duket nuk mjaftoi si hajmali për vendasit.

Messi e ka shndërruar Inter Miami "nga një ekip i paqendrueshëm në të pathyeshëm", si ka pohuar vetë David Beckham. E sipas pronarit të Inter Miami, Pleshti është lojtari i vetëm në botë që mund ta bëjë këtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI