Flash

Video/ Pedri e Torres udhëheqin Barcelonën, 2-0 ndaj Cadiz: Girona mposht 3-0 Getafe

Lapsi.al 20 August 2023
Video/ Pedri e Torres udhëheqin Barcelonën, 2-0 ndaj Cadiz: Girona

Pedri dhe Ferran Torres vendosën ndeshjen mes Barcelonës dhe Cadiz, në javën e dytë të La Liga. Blaugranat, në ndeshjen e parë në Montjuic, vend i përkohshëm për ndeshjet në shtëpi për punimet në Camp Nou, fituan 2-0 falë dy spanjollëve. Pedri hapi ndeshjen në minutën e 82' dhe Ferran Torres e mbylli në të 94'. Skuadra e Xavit merr kështu suksesin e parë në kampionat dhe ngjitet në 4 pikë. Edhe Girona mund të buzëqeshë: 3-0 në Getafe falë dygolëshit të Stuani dhe golit të Herrera.

Janë dy ish-lojtarët e City që i heqin gështenjat nga zjarri Barcelonës, që mundi Cadizin 2-0. Gündoğan shërbeu për Pedri asistin që zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Ferran Torres e mbylli sfidën në kundërsulm. Kështu, katalanasit arritën suksesin e tyre të parë të sezonit pikërisht në debutimin e tyre në Montjuic. Sfida nuk ishte aspak e thjeshtë për vendasit, të cilët shkuan afër avantazhit në pjesën e parë me Yamal dhe Koundé. Nga ana tjetër, Ter Stegen ishte i vëmendshëm ndaj Roger Martì, duke cuar skuadrat 0-0 në interval. Rasti më i rrezikshëm, megjithatë, erdhi në minutën e 54', kur Gavi goditi shtyllën mes dëshpërimit të lojtarëve të Xavi. Nga ana tjetër, Ledesma shpëtoi ndaj Ezzalzouli, por 1-0 u shty vetëm për pak minuta. Pedri kombinoi me Gündoğan dhe në rrëshkitje mposhti portierin mik, duke i dhënë epërsinë Barcelonës. Dyfishimi erdhi në minutën e 94' në kundërsulm, me të majtën e Ferran Torres, që mbylli ndeshjen. Të besuarit e Xavi, ashtu si në 2022/2023, rezultuan të jenë solidë. 0 gola të pësuar në këto 180 minuta të para të La Liga. Edhe blaugranat ngjiten në 4, duke i bërë presion Real Madrid.

TRIS GOLASH I GIRONA

Girona merr suksesin e parë në kampionat duke mposhtur 3-0 Getafe dhe duke u ngjitur në 4 pikë, së bashku me Barcelonën. Herrera kaloi në epërsi mikpritësit në minutën e 12', duke shënuar nga një asist i Savio. Në pjesën e dytë, ishte Stuani ai që mori skenën, duke shënuar një dygolësh në dhjetë minuta. Fillimisht dyfishoi në minutën e 55', më pas fiksoi trisin në minutën e 65'. Getafe mbetet në kuotën e 1 pikë, duke e shtyrë takimin me fitore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI