Flash

Video/ "Princ" Neymar i Arabisë: prezantim epik i O'Ney prej "Një mijë e një netë" te Al Hilal

Lapsi.al 20 August 2023
Video/ "Princ" Neymar i Arabisë: prezantim epik i O'Ney prej
Një prezantim si te "Një mijë e një netë" ai i përgatitur nga Al Hilal për yllin Neymar, i cili sapo ka ardhur nga PSG. Në stadiumin King Fahd në Riad ishin 60 mijë të pranishëm për të pritur yllin brazilian. Një hologram i projektuar mbi stadium, i parë në qiell nga i gjithë qyteti. E pastaj fishekzjarre e shfaqje dritash për ti dhënë madhështinë e duhur eventit. O'Ney doli në fushë i fundit, nga blerjet e prezantuara me krenari nga Al Hilal. E megjithatë, tifozët arabë duhet të kënaqen për momentin me prezantimin impresionues të brazilianit. Pikërisht kështu, sepse për ta parë atë në veprim në fushë duhet të presin ende. Trajneri i Al Hilal, Jorge Jesus, në fakt ka njoftuar se debutimi i tij është shtyrë për shkak të dëmtimit. O'Ney po lufton me një problem muskulor që do ta mbajë jashtë për rreth një muaj. “Nuk e kuptoj pse u thirr nga kombëtarja e tij – shtoi ai –. Kjo mund të krijojë probleme për Al Hilal”. Një polemikë e nisur shpejt me Federatën e Brazilit, por në netë magjike si kjo në Riad, gjithcka është e lejuar. Lexo më tej: "Ronaldon të gjithë e quajtën të çmendur": Neymar gati për sfidën te Al Hilal, si rivali i portugezit https://www.youtube.com/watch?v=vl2lE68C_yU

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI