Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

VIDEO/ Sherr masiv mes pushuesve dhe stafit në një hotel turk

Lapsi.al 20 August 2023
VIDEO/ Sherr masiv mes pushuesve dhe stafit në një hotel turk

Një përleshje masive shpërtheu mes klientëve dhe stafit në një hotel në Turqi. “Daily Mail” shkruan se përleshja dyshohet se ka ndodhur në fund të muajit të kaluar (31 korrik) në hotelin “Mirage World” në qytetin e İçmeleri dhe se në të janë përfshirë pushues britanikë. Pamjet tronditëse tregojnë pushuesit në një përleshje masive me stafin turk të hotelit.

Sipas postimeve në internet thuhet se mosmarrëveshja filloi mes një britaniku dhe një anëtari të stafit. Kjo çoi më pas në një përleshje masive mes 10 punonjësve të hotelit që sulmuan anglezin. Në sherr nyuk munguan edhe karriget, siç duket edhe nga pamjet e fiksuara nga kamerat e celularëve.

Pamjet tronditëse, të kapura nga një britanik në një ballkon, tregojnë një grup pushuesish duke bërtitur ndërsa një anëtar turk i stafit shihet duke goditur me grusht një pushues. E gjitha ndodh para një burri që besohet se është menaxheri i hotelit.

Përleshja duket se qetësohet për një sekondë, por një anëtar i stafit sulmon sërish personin duke bërë që kolegët e tij të hidhen menjëherë në aksion. Ndërkohë, “kameramani” duket se po shijon skenat kaotike teksa qesh me pamjen, duke thënë vazhdimisht 'Oh yeah'. Një anëtar i stafit më pas merr një karrige të zezë dhe e hedh në masën kaotike të grindjes. Pamjet u shpërndanë në Facebook nga Sean Reay më 5 gusht. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI