Flash

Chiesa, thumba për teknikun Allegri: "Nuk duhet të mbyllemi prapa, ky është futbolli modern"

Lapsi.al 21 August 2023
Chiesa, thumba për teknikun Allegri: "Nuk duhet të mbyllemi

Juventus shkëlqeu në debutimin në Serie A dhe protagonisti absolut ishte Federico Chiesa. Në përfundim të ndeshjes me Udinese (0-3), sulmuesi foli për Dazn, pa kursyer shigjetimin për teknikun Allegri: “Sot luajtëm një ndeshje të madhe, veçanërisht në pjesën e parë ishim shumë intensivë. I presuam lart e ne duhet të luajmë kështu, ky është futbolli modern. Duhet të shkojmë dhe të presojmë lart skuadrat kundërshtare. Të ushtrojmë presion, të mos mbyllemi gjithmonë prapa. Duhet të jemi proaktivë dhe këtë herë e dëshmuam këtë".

Lexo më tej: Video/ Juventus e nis furishëm, Chiesa, Vlahovic e Rabiot 'varrosin' Udinese: ngecin Roma e Lazio

Mesazh? Shigjetim? Nuk do të ketë kurrë siguri, por fjalët e numrit 7 Chiesa janë të qarta. Në fakt, aty përfshihet mendimi i shprehur në raste të tjera edhe nga lojtarë të tjerë. Një stil më i paskrupullt dhe me vullnet të fortë është i mundur me këtë nivel talenti në skuadër. Juventus, kundër Udinese, u shfaq i transformuar. Bardhezinjtë kishin agresivitet, lojë e shkurtër, rikuperim i shpejtë i topit. Pa harruar presionin e vazhdueshëm si mbi zotëruesin e topit ashtu edhe në topat e dytë. Pa kupat që mund t'i harxhojnë energjinë, bardhezinjtë janë gati të ndryshojnë fytyrë dhe të vënë në lojë të gjitha cilësitë e tyre gjatë sezonit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI