Flash

Drama e Olga Carmona: Spanja kampione bote me golin e saj, pas ndeshjes mësoi se kishte humbur babain

Lapsi.al 21 August 2023
Drama e Olga Carmona: Spanja kampione bote me golin e saj, pas ndeshjes
Gëzimi i madh u pasua nga një dramë e fortë familjare. Olga Carmona shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 të Spanjës në Kupën e Botës kundër Anglisë. Lumturia e madhe mori goditjen pas ndeshjes, kur mësoi se babai i saj ishte ndarë nga jeta. Një dramë e vërtetë për futbollisten, në momentin më të lumtur të karrierës së saj. Futbollistja e Real Madrid ka kaluar nga lotët e gëzimit, në ato të hidhërimit për të atin, vdekja e të cilit duhet të ketë qenë e papritur. Lajmin e bëri të ditur Federata Iberike e Futbollit, e cila nuk ka zbuluar shkaqet apo kohën e vdekjes së të atit të futbollistes. “Të duam Olga – shkruan federata në Twitter – Ti je pjesë e historisë së futbollit spanjoll”. Lexo më tej: Carmona ngjit Spanjën në çatinë e botës: thyhet Anglia, Wiegman nuk bën më mirë se Southgate Nuk është në fakt e qartë se kur e ka marrë lajmin e hidhur lojtarja e Real Madrid. Lojtarja u pa të merrte pjesë në festimet në fushë, bashkë me shoqet e skuadrës së saj. Carmona u votua si lojtarja e ndeshjes në finale dhe e festoi golin e saj me një dedikim për një mikeshë që së fundmi kishte humbur nënën e saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI