Flash

FOTO/ Dështaku i Milan shënon në debutimin me Atalantën, rrjetet sociale ekzaltohen me De Ketelaere

Lapsi.al 21 August 2023
FOTO/ Dështaku i Milan shënon në debutimin me Atalantën,

Charles De Ketelaere e filloi mirë përvojën e tij me fanellën e Atalantës, duke shënuar menjëherë gol, në ndeshjen e parë kundër Sassuolos. Një gol që thyen mallkimin italian për belgun. Një gol që premton për mirë në vazhdimin e aventurës me Hyjneshën: “Kam pritur prej kohësh ndjesi si këto. Doja të shënoja dhe më vjen mirë që ndihmova për të fituar ndeshjen" - tha për mikrofonat e Dazn -. Unë fola me trajnerin për mënyrën time të lojës, u përpoqa të bëj atë që ai dëshiron".

E belgu, që gjeti menjëherë rrugën për të shënuar sa u largua nga Milan, tha se ishte gati për të përballuar kampionatin me Atalantën: "Është një mundësi e madhe për mua dhe dua të bëj mirë. Gasperini? Më pëlqen mënyra e tij e lojës. Kam ardhur këtu edhe për këtë. Atalanta është një ekip i madh dhe unë dua të bëj mirë".

Lexo më tej: Milan, mbrojtësi i ri është Pellegrino: arrihet akordi me Platense për talentin argjentinas

Talenti i madh dhe premtues për të cilin Milan investoi pa sukses, duket se ka gjetur ambjentin e duhur. Kuqezinjtë hoqën dorë prejt tij, duke e konsideruar një dështim. De Ketelaere tani duket se po i nxjerr të gjithë zbuluar te Milan dhe rrjetet sociale nuk kanë falur. Ironia në ëeb ka kthyer në cështje deri edhe Paolo Maldini, njeriu që e solli në Milano.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI