Flash

FOTO/ I bëjnë makinën shoshë me plumba: ish-romanistit Iago Falque i ngrenë pritë

Lapsi.al 21 August 2023
FOTO/ I bëjnë makinën shoshë me plumba: ish-romanistit Iago

Lajme dhe imazhe të tmerrshme mbërrijnë nga Kolumbia në lidhje me Iago Falque. Sulmuesi, i cili luajti për Juventus, Bari, Genoa, Roma, Torino dhe Benevento në Serie A, ishte viktimë e një prite. Ishte një natë terrori për spanjollin Iago Falque. Mbi makinën e tij u qëllua me armë zjarri në një pritë, ndoshta për ta grabitur, në Cali.

Ngjarja ndodhi pranë qendrës sportive Cascajal, ku stërvitet America de Cali, skuadra aktuale e lojtarit spanjoll. Makina e Iago Falque u vu në shënjestër të kriminelëve, të cilët qëlluan në drejtim të mjetit. Autoritetet nuk janë ende të sigurt për motivin e pritës, por mendojnë se ishte një tentativë grabitjeje.

ASNJË I PLAGOSUR

Për fat të mirë, Iago Falque nuk ishte në makinë, por një nga ndihmësit e tij, i cili tregoi shenjat e plumbave në makinë në Radio Marca dhe tha: "Për fat nuk isha me Iagon, isha gati të shkoja dhe më qëlluan".

Lexo më tej: 'El Coloso' nuk i përballoi dot plagët: ish-ylli kolumbian humb jetën në spital, pas aksidentit automobilistik

Sulmuesi i lindur në vitin 1990 ndodhet në Cali që nga viti 2022, një qytet i famshëm për krimin dhe rrezikun. Këtë herë sidoqoftë ka shkuar mirë për lojtarin. Vetëm se ekziston frika se një episod i ngjashëm mund të përsëritet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI